“Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” i vë flakën Gjykatës Kushtetuese: Pika që u hap rrugën “automatikisht” 7 anëtarëve të KPA-së për në Apel, është antikushtetuese.
Një betejë vendimtare për sundimin e ligjit në Shqipëri ka filluar zyrtarisht, pasi në Gjykatën Kushtetuese ka mbërritur padia e parë që kundërshton hapur “pushtimin” e sistemit të drejtësisë nga 7 anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), të cilëve në qershor 2026 u skadon mandati.
Në qendër të stuhisë juridike është një pikë e vetme, por shpërthyese: Pika nr.6, e nenit 166 të ligjit për “Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, e cila sipas shoqatës “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” është krejtësisht e papajtueshme me Kushtetutën e Shqipërisë. Kjo shoqatë ka depozituar një material voluminoz duke kërkuar shfuqizimin e kësaj pike, dhe arsyeja është e thjeshtë: Kushtetuta e Shqipërisë, në nenin 136/a, thotë qartë se gjyqtarë mund të jenë vetëm shtetasit që emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës dhe pas kryerjes së procesit të verifikimit paraprak të pasurisë dhe të figurës së tyre.
Tani, pyetja është: sa nga 7 anëtarët e KPA-së e kanë kryer Shkollën e Magjistraturës? Asnjë!
Dhe pikërisht këtu qëndron thelbi i skandalit, sepse ligji i “Statusit” u mundëson atyre që, vetëm për shkak se kanë qenë pjesë e Vettingut, të kalojnë automatikisht në Gjykatën e Apelit, sikur të jenë mbi ligjin.
Padia i ka bërë publike edhe emrat e 7 anëtarëve që kërkojnë të depërtojnë në sistem: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi, Ina Rama dhe Ardian Hajdari.
Burime nga Këshilli i Lartë Gjyqësor tregojnë se prej vitesh këta anëtarë jo vetëm që kanë lobuar pranë këtij këshilli, por kanë kërkuar hapur që t’u rezervohen vendet vakante në Gjykatën e Apelit Tiranë, me qëllimin e vetëm që pas përfundimit të mandatit të tyre në KPA, ata të fillojnë punë si gjyqtarë pa asnjë konkurs.
Kjo nuk është më një tranzicion, kjo është një rezervim zyrtar vendesh përpara se të hapet konkursi, një lloj “apartamenti social” për zyrtarët e Vettingut me paratë e shtetit dhe në kundërshtim me Kushtetutën.
Ndërkohë që shoqata po depozitonte padinë, Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar Kuvendit një kërkesë zyrtare për dosjet personale të 7 anëtarëve, dhe një vizitë lobuese e zyrtarëve të KPA-së pranë KLGJ-së ka ngjallur dyshime se procesi po nxiton politikisht, duke u përpjekur të “betonojë” kalimin e tyre para se Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën e fundit.
Debati që do të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese është themelor: nëse statusi i “gjyqtarit kushtetues” që kanë anëtarët e KPA-së është i lidhur vetëm me funksionin e përkohshëm të Vettingut, atëherë pas qershorit 2026 ata janë thjesht qytetarë të thjeshtë dhe duhet të konkurrojnë si gjithë të tjerët, të ndjekin Shkollën e Magjistraturës dhe të verifikohen.
Por nëse Gjykata e mbështet pikën nr.6, atëherë ajo do të legjitimonte një anashkalim masiv të Kushtetutës, duke krijuar një klasë të re gjyqtarësh “elitarë” të emëruar jo mbi bazën e meritës dhe ligjit, por mbi bazën e një mandati politik. Ky nuk është thjesht një proces gjyqësor; ky është testi më i madh i ndershmërisë kushtetuese në Shqipërinë e pas-reformës.
Nëse 7 anëtarët e KPA-së futen në Gjyqësor përmes kësaj rruge të shkurtër, atëherë i gjithë procesi i Vettingut rrezikon të kthehet në një “karusel” që rrotullon të njëjtët njerëz, duke përqeshur Shkollën e Magjistraturës dhe qindra juristë të tjerë që presin me vite të drejtën për të konkurruar.
Shoqata “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” ka vënë një gur mbi shpatullat e Gjykatës Kushtetuese. Tani pritet përgjigja: a do të mbizotërojë Kushtetuta, apo do të triumfojë politika e karrigeve?/Pamfleti
Ata se meritojne te punojne as keshilltare ne ate Gjykate Apeli. Standarti i asaj trupe gjyqsore vettingu u perfaqsua me se miri me anetarin Luan Daci.
Ligjet dergohen ne Gjykate Kushtetuese brenda dy viteve nga miratimi. Ligji eshte i vitit 2016. Padi qesharake.
Ina rama ka lidhje me banda te berati te 97
Klgj ti vije turp nese i kalon keta njerez te paskrupullt ne Gjykaten e Apelit. Le qe kujt do ti vij turp Ilir Rusit qe gjate gjithe karrierres se tij juridike ka qene inferior ndaj ketyre te"mencurve" ne drejtesi, qe ska bere gje tjeter vetem qe i ka mbajtur canten Kudret Celes dhe Skender Kacupit? Turp te behen gjyqtare Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, qe i marrin te keqen juristeve te "Plepave" qe etiketojne komunistet si Albana Shtylla, Sokol Como, Ina Rama, Rezarta Shulz. Ti fusin ne site per pasurite e tyre sic futen te gjithe gjyqtaret dhe prokuroret dhe te shohin sa ju vlen lekura. Albana Shtylla eshte me shtepi ne Dhermi, ndersa nje gjyqtareje i kerkonte llogari dhe nuk ja besonte pronat e trasheguara nga te paret e saj. Zoti vonon por nuk harron keni per te pare. E drejta zhytet por nuk mbytet.