TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 5 Maj 2026, 18:42

Monopoli në Portin e Durrësit, alarmi SHBA-BE dhe ministri i Mbrojtjes në konflikt interesi

Shkruar nga Pamfleti
Monopoli në Portin e Durrësit, alarmi SHBA-BE dhe ministri i Mbrojtjes
Ermal Nufi /

Kompania e vëllait të Ermal Nufit, indice për trafiqe nga antitrafiku dhe antikontrabanda, por strukturat ligjzbatuese shqiptare nuk veprojnë…

Konflikt interesi dhe indice për përfshirje në trafiqe e kontrabandë, të kompanisë “Maritime Logistics” të vëllait të ministrit Ermal Nufi, janë raportuar nga antitrafiku, antikontrabanda dhe agjenci partnere të SHBA-BE, por strukturat ligjzbatuese shqiptare nuk veprojnë…

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, është në konflikt morali e interesi kur flet në BE për negocimin e kapitullit “Drejtësia dhe lufta kundër krimit”, ngaqë i vëllai Gëzim Hoxha është i pandehur për grup të strukturuar kriminal; por në konflikt interesi është dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Konflikti i dyfishtë i interesit të Ermal Nufit, gjatë ushtrimit të detyrës së Ministrit të Mbrojtjes, provohet me faktin që vëllai i tij, Edmir Nufi, ka biznes monopol shërbimesh në Terminalin e Kontenierëve në Portin Detar të Durrësit.

Është kompania “Maritime Logistics” Sh.p.k, në të cilën, Edmir Nufi, vëllai i Ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka 30% pronësi; krijuar më 20 janar 2021 me kapital 100 mijë lekë, por prej 5 vitesh pa dorëzuar bilance tatimore.

Monopoli në Portin e Durrësit, alarmi SHBA-BE dhe ministri i Mbrojtjes

Më 2021-shin, një muaj pasi Ermal Nufi u emërua këshilltar i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, kompania “Maritime Logistics” Sh.p.k e vëllait të tij u pajis me lejen për monopolin e ngarkim-shkarkimit të kontenierëve dhe mallrave të tjera e rifuzhio.

Konflikti i parë i interesit lidhet me faktin që Ermal Nufi është anëtar i qeverisë, ndërsa vëllai i tij Edmir Nufi vazhdon aktivitetin privat monopol në Portin Detar të Durrësit, të pajisur me leje nga qeveria.

Konflikti i dytë i interesit qëndron në faktin se Ermal Nufi është Ministër i Mbrojtjes që ka në vartësi forcën ushtarake kufitare në Portin e Durrësit, ku i vëllai ushtron aktivitet ngarkim-shkarkimi kontenierësh e mallrash, që mbikëqyren nga forca kufitare.

Ky konflikt interesi i dyfishtë në raport me detyrat që kryen si ministër i Mbrojtjes dhe autoritet epror i forcës ushtarake që ka nën kontroll pikën kufitare të Portit Detar të Durrësit, krijon dyshime për favorizim trafiqesh e kontrabande nga i vëllai Edmir Nufi, gjatë aktivitetit të ngarkim-shkarkimit të kontenierëve e mallrave të tjerë.

Indicie për përfshirje në trafiqe e kontrabandë të kompanisë “Maritime Logistics” të vëllait të ministrit Ermal Nufi janë raportuar nga antitrafiku, antikontrabanda dhe agjenci partnere të SHBA-BE, por strukturat ligjzbatuese shqiptare nuk veprojnë.

Nuk themi që familjarët e ministrit Ermal Nufi të mos ushtrojnë biznese, por është konflikt interesi që ata të marrin nga qeveria leje shërbimesh e monopol në sektorët strategjikë e portet detare, që kontrollohen edhe nga shërbimet kufitare në vartësi të tij si ministër i Mbrojtjes.

Në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka qenë dhe është edhe me kompaninë ndërtuese “BE-IS” sh.p.k, në pronësi të bashkëfshatarit e mikut të tij familjar kuksian Hamz Islamaj, ortak i vëllait Edmir Nufi në kompaninë e ngarkim-shkarkimit të kontenierëve në Portin e Durrësit.

Kjo kompani ka marrë rreth 50 milionë euro tenderë gjatë viteve që Ermal Nufi ka qenë me funksione drejtuese në kryeministri, në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në bordin e Autoritetit Rrugor, të Kadastrës, kompanisë së kullave “Alabbar”, konsulent në Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe në krye të Bordit në shoqërinë e armatimeve “Kayo”.

Më 20 shkurt 2025, përfitoi leje ndërtimi për kullë 27 kate, projekt për të cilin janë ngritur dyshime lidhur me burimin real të financimit dhe mbi interesat që fshihen pas tij./Pamfleti

 

ermal nufi porti i durrësit

2 Komente

  1. S
    Saimir Miri

    Ka kush te me thote ku i gjen ky gjatovino Ed Rama keta monstra. Se kushdo qe zgjedh ky me i dhan post e ka nje pull te kuqe perzierje me korrupsion , afera e konflikt interesi. Ky Ed Rama e ka njesi matese pisllukun e njerezve si ballukja, linda e ashit, nufi i mbrojtjes, kumbaro e arsimit, ferit hoxha i jashtmes, domian gjiknuria, armando subashi, e soj e sorollopi. Pothujse te gjithe te emeruarit prej Rames jane me pull te kuqe. Kulmi.

    1. A
      Ajakçiu

      Top estrafullah, i sakte Saimir Miri, hallall plako. Edi Rama strumbullar i te korruptuarit ndaj vdes per kto tipat

      Lini një Përgjigje