TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 2 Maj 2026, 12:54

Heshtja ulëritëse për rikthimin e osmanëve në Prizren

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net

Heshtja ulëritëse për rikthimin e osmanëve në Prizren

Parada osmane në Prizren, rikthim i historisë apo projekt ndikimi i Ankarasë?

Marshimi i Mehteranit në zemër të qytetit nuk shihet më si aktivitet kulturor, por si një sinjal politik për riformësimin e kujtesës historike dhe zgjerimin e influencës turke në Kosovë.

Parada osmane në Prizren nuk është një traditë e hershme. Në kohën e Jugosllavisë, riti i parakalimit të ansamblit ushtarak Mehteran nuk ka ekzistuar. Kjo edhe për faktin se Turqia e Ataturkut ishte një shtet sekular, i cili nuk merrej me rikthimin e simboleve të së kaluarës osmane.

Gjithçka ndryshoi me ardhjen në pushtet të Erdoganit dhe instalimin e një politike të re neo-otomane. Ankara nisi të investojë në mënyrë sistematike në rikthimin e kujtesës osmane në Ballkan, duke përdorur instrumente kulturore, fetare dhe diplomatike. Në këtë kuadër u ngrit edhe Instituti “Yunus Emre”, i cili në teori promovon gjuhën dhe kulturën turke, por në praktikë shpesh shërben si mjet për riformësimin e ndikimit historik turk në rajon.

Një moment simbolik në këtë proces ishte hyrja e trupave turke të KFOR-it në Prizren në qershor 1999. Ndërsa forcat gjermane hynë si pjesë e operacionit çlirues të NATO-s, hyrja e trupave turke u shoqërua me një atmosferë që për shumëkënd ngjante më shumë me rikthim simbolik sesa me një operacion ushtarak ndërkombëtar. Pamjet e asaj dite, me flamuj turq dhe entuziazëm të tepruar, mbeten edhe sot një pikë diskutimi.

Që prej asaj kohe, prania simbolike e Turqisë në Prizren është bërë e rregullt. Çdo vit, banda ushtarake “Mehteran”, pjesë e ceremonialit shtetëror turk, organizon parada në qytet. Këto aktivitete përkojnë me data që lidhen me hyrjen e Perandorisë Osmane në këto territore dhe shoqërohen me simbolikë të fortë historike.

Parada zhvillohet në rrugët kryesore të qytetit dhe ndalet në Shadërvan, zemra historike e Prizrenit. Aty interpretohen marshe osmane dhe riprodhohet një narrativë që glorifikon të kaluarën perandorake. E gjithë kjo ndodh me miratimin e institucioneve lokale dhe qendrore të Kosovës, ndërsa një pjesë e qytetarëve e përjetojnë si festë.

Por këtë vit, më 25 prill 2026, ndodhi diçka që e tejkaloi simbolikën e zakonshme. Banda “Mehteran” interpretoi këngën “Oj Kosovë, oj Nëna ime”, duke e paraqitur si një gjest afrimi dhe vëllazërie. Për shumëkënd, kjo nuk ishte thjesht një performancë artistike, por një mesazh politik. Një përpjekje për të përvetësuar simbolikisht një pjesë të identitetit shqiptar dhe për ta përfshirë në një narrativë tjetër historike.

Kjo është arsyeja pse parada e këtij viti ka ngjallur reagime më të forta. Nuk bëhet më fjalë vetëm për një aktivitet kulturor, por për një interpretim të historisë që prek ndjeshmëritë më të thella të identitetit.

Disa zëra kritikë kanë reaguar hapur. Arbër Gashi, studiues i antropologjisë në Zvicër dhe aktivist i “Shoqëria e Re”, ka kundërshtuar prej kohësh këtë fenomen, duke e parë si deformim të kujtesës historike. Po ashtu, edhe kleriku katolik Dom Nikson Shabani ka reaguar ashpër, duke theksuar se hapësira si Shadërvani nuk mund të shndërrohen në skena parade për simbole të pushtimit”.

Mesazhi i tyre është i qartë. Kujtesa historike nuk mund të relativizohet dhe as të përdoret si dekor për interesa të sotme politike apo gjeopolitike.

Kjo është thelbi i debatit. Nuk është çështje kulture. Është çështje interpretimi të historisë dhe e respektit për atë që ajo përfaqëson.

Dhe pikërisht këtu qëndron problemi. Kur institucionet heshtin dhe simbolika e së kaluarës përdoret pa reflektim, atëherë historia nuk shërben më si mësim. Ajo kthehet në mjet ndikimi./Pamfleti

 

heshtja ulëritëse rikthimi i osmanëve në prizren

8 Komente

  1. D
    Dori

    Po po keshtu futet krimbi nga pak, keta jane futur shume thuaj. Po kur e marrin fare nuk kendojne me shqip. Ata edhe dyqanet ne shesh i kane si histori osmane, ose dhe turke po themi meqe bejne tregti

    1. J
      Jeta

      Gjithe ku demonstrim i qelbur i ideologve te ish pushtuesit...dhe kryetari shqiptar i Prizrenit rri i strukurë pa asnje reagim. Gjithandej ne tokat shqiptare, Kosove, Shqiperi, Maqedoni...pushtuesit ende sot bejne cfare duan vet pa i trazuar askush nga banoret vendas shqiptar. Kështu si duket paska qene ne Iliri, prandaj u zhduken duke akomoduar gjithfarë ardhacakesh sllavomongol..

      1. F
        Fgr

        Qetesohu se pervecse injorant je edhe i lig

      2. T
        Tony.

        Merrini me shkelma qafiret musli - sllavo - mongole. Si tre vije Erdogani ne kryeministri e t'i thote kryebalashit tone per bustin e Gjergj Kastriotit, hiqe kete tradhetar e Roma me brez te bardhe rri si mut, cdo presesh me. Sa poshte na kane ulur keta qerratenjte e politikes keta 35 vitet e fundit.

        1. U
          Uty

          Mire e ke, hajde fillo i pari se me te tjeret pas na ke...

          1. T
            Tiranë

            Do vij greqiri sllavomongol e te ju shpetoj, bash me janullatosaqisat. Mirëmban bustin eMitsotaqisit e mos i hidheni vorioleshat se ua ndalin pensionin...gjuhen shqipe dhe tubimet shqiptate edhe ashtu ne Himarën shqiptare ua kane ndaluar...

            1. M
              M... Ne shi

              Bravo. Duhet te kete parada nga gjithe pushtuesit . Xaxaa

          2. T
            Tur

            Prizreni ka nje pakice te forte Turke dhe ndikimin e nje kulture te vjeter Osmane. Prizrenalinjte dhe shume kosovare, kur serbet ben pastrim etnik, u moren dhe ndihmuan nga Turqia e cila edhe sot eshte nje nder promovuesit e forte te sigurise ne Kosove. Identiteti Otoman eshte i oerzier me identitetin Kosovar dhe nuk ka asgje te keqe. Perrallat si puna e Ben Blushit, dhe e regjimit te Emver Hoxhes tregojani tjeterkujt..

            Lini një Përgjigje