TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë29 Prill 2026, 10:29

“O shokë, nxirrmëni nga burgu!”: Letra e dëshpëruar e Ilir Beqjes për shokët e Partisë

Shkruar nga Pamfleti
“O shokë, nxirrmëni nga burgu!”: Letra e
Ilir Beqja /

Ilir Beqja nuk u arrestua si ish-deputet, por si ish-drejtor i fondeve të BE dhe ish-ministër i PPP-ve...

Prej rreth 2 vitesh në paraburgim dhe me vendime nga të gjitha nivelet e gjyqësorit për të mos e liruar, ish-ministri Ilir Beqja ka futur në lojë dy ish-ministra të drejtësisë dhe ministrin aktual, me shpresën se do të detyrojnë Gjykatën e Posaçme për ta nxjerrë nga burgu.

Më 24 prill 2026, Ilir Beqja, nëpërmjet një letre nga paraburgimi i Durrësit ku mbahet i izoluar, i ka kërkuar ndihmë Fatmir Xhafajt si Kryetar i Komisionit Anti-SPAK, Ulsi Manjës si Kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe Toni Gogut si Ministër i Drejtësisë.

Pasi ka përdorur të gjitha mënyrat dhe mjetet, aktivizimi i kolegëve të partisë është “karta” e fundit që po përdor Ilir Beqja, si shpresa e vetme për të dalë nga burgu, megjithëse e di që drejtësia e ka dhënë disa herë verdiktin për ta hetuar e gjykuar me masë arresti në burg.

Në letrën e tij, Ilir Beqja përdori edhe një marifet tjetër: për ta paraqitur çështjen e tij sikur është i arrestuar politik, duke e nënshkruar letrën si “ish-deputet”, kur nuk ka asnjë akuzë për vepra penale gjatë mandateve të tij si deputet.

Ai është kallëzuar, akuzuar, hetuar, proceduar dhe arrestuar për afera korrupsioni, vjedhje, shpërdorim detyre e fshehje pasurie, gjatë kohës që ishte Drejtor i Agjencisë së Fondeve të Bashkimit Europian dhe për koncesionet kur ishte ministër i Shëndetësisë.

Në letrën drejtuar Xhafajt, Gogut e Manjës për të ndërhyrë dhe për të ndikuar në organet e drejtësisë, Ilir Beqja akuzon SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme se kanë shkelur Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Por në letër nuk thotë asgjë në lidhje me akuzat për veprat penale për të cilat është arrestuar me kërkesë të SPAK-ut.

Përballë refuzimit nga gjykatat e të gjitha niveleve, që kanë konfirmuar akuzat dhe provat hetimore me të cilat e ka arrestuar SPAK-u, Ilir Beqja shpreson ta lirojnë shokët e partisë e qeverisë, duke i bërë presion drejtësisë.

Kjo lëvizje e Beqjes vjen pasi Fatmir Xhafaj, si Kryetar i Komisionit Parlamentar për gjoja ri-reformimin e drejtësisë së re, ka tentuar disa herë për të vënë në kontroll veprimtarinë e SPAK-ut, por ish-drejtuesi Altin Dumani dhe drejtuesi aktual Klodian Braho nuk e kanë pranuar as në zyrë.

Ilir Beqja le të vazhdojë ankesat për shkelje të Kodit të Procedurës Penale, por përballë gjykatës së Posaçme, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, jo te ish-kolegët e partisë e të qeverisë, sepse ata nuk kanë asnjë tagër të udhëzojnë organet e drejtësisë. Por herë tjetër, kudo që të ankohet, të mos i nënshkruajë ankesat si “ish-deputet”, sepse nuk është arrestuar si i tillë, por si ish-Drejtor i Fondeve të Bashkimit Europian dhe si ish-ministër i koncesioneve në shëndetësi. /Pamfleti

 

ilir beqja o shokë nxirrmëni nga burgu

2 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Nuk është budalla Ilir Beqaj. Ai ju drejtohet shokëve të partisë dhe ju jep një mesazh. "Ose më nxirrni nga burgu ose do bëhemi shokë në qeli". "Nuk do bëhem as kokë turku dhe as kokë dashi". "Po e hëngrëm ta hamë të gjithë". Ilir Beqaj dhe Ilir Meta drejt të penduarit të drejtësisë. Baballarët respektiv edhe emrin nuk ua kanë vënë të mbyllen në kuvli por të jetojnë të lirë. Gabimi është njerëzor, por kur përfshihesh në konspiracion dhe konspiracionin kërkon ta marësh me vete në varr, përjeton ankthin, nuk meriton mëshirën nga drejtësia dhe as nga i plotfuqishmi.Mallkimi i popullit të ndjek.

    1. E
      Erzeni nenpunes i Beqajt

      ILIR HAMIT BEQAJ ESHTE PERSONAZHI ME TIPIK I HAJNVE TE GRUPIT RAMA. BERI ALLISHVERISHE KORRUPTIVE SI MINISTER SHENDETSIE DHE JU HAP OREKSI KUR KALOI TEK FONDET E BE. HARROI SE BE TA FUT PA BO BUJE. ILIRIT DUHET TI KONFISKOHEN PASURITE QE KA TE SHPERNDARA NE EMER TE FAMILJAREVE DHE TE BESUARVE SI NAS GOGLA QI E KISH KRA TE DJATHTE NE KABINET.

      Lini një Përgjigje