Gëzim Hoxha (i pandehur nga SPAK dhe me 1.3 milionë Euro të sekuestruara te grupi i strukturuar kriminal i Ergys Agasit) vazhdon biznesin ilegal me maqedonas të dyshuar për pastrim parash. Rama hesht, opozita nuk guxon, dhe pyetja mbetet: Kush e përfaqëson diplomacinë shqiptare?
Vetëm dy muaj në detyrë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u përfshi në një skandal të rëndë, zbuluar nga komunikimi në një grup “Chat” të ministrisë, ku ai i cilësoi “idiotë” shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Edi Rama po hesht, e rrjedhimisht ka qepur gojën Qeveria, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, PS-ja dhe shumica parlamentare, brenda së cilës askush nuk guxon të flasë pa lejen e “sulltanit” të pushtetit. Ndërsa ministri Ferit Hoxha, i kapur në skandal, fshiu mesazhin dhe pastaj doli e mohoi zyrtarisht, por në Shqipëri e Maqedoni fyerja që u bëri bashkëkombësve shkaktoi reagime masive e të ashpra.
Por skandali nuk përfundon me fjalët e tij. Ndërkohë që ministri Hoxha tregoi se përbuz dhe fyen bashkëkombësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, vëllai i tij, Gëzim Hoxha, i pandehur me masë penale ndalim i daljes nga territori i Shqipërisë, detyrim paraqitje dhe sekuestrim i 1.3 milionë Euro si pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal “Agasi”, ka ortakëri dhe bën biznes pikërisht me shtetas maqedonas që kanë probleme me drejtësinë.

Konkretisht, vëllai i ministrit është ortak me shtetasin maqedonas Nenad Makelarski në kompaninë “B&T Signaal Traffic Solutions”, krijuar më 9 shtator 2013, me objekt tregti, konsulencë, shërbime ICT, prodhime të sistemeve inteligjente të transporteve. Po në këtë kompani, Gëzim Hoxha është bashkë-administrator me shtetasin tjetër maqedonas Daut Elmazi, për të cilin raportet e agjencive gjurmuese maqedonase e shqiptare thonë se realizon skemat “lavatriçe” të parave të pista.

Tre javë pas krijimit të kësaj kompanie, konkretisht më 1 tetor 2013, Gëzim Hoxha i shiti kompanisë së tij “First” Sh.p.k 26% të aksioneve me 36 mijë e 400 lekë, duke mashtruar sikur u largua nga kompania. Dhe ortaku maqedonas Nenad Makelarski, po atë ditë, i shiti kompanisë së tij “BTS Adra Traffic Solutions” 26% të aksioneve me 36 mijë e 400 lekë, duke mashtruar sikur u largua nga kompania. Por në realitet, ata vazhdojnë të jenë ortakë të kompanisë “B&T Signaal Traffic Solutions”.
Më 21 prill 2015, ata pezulluan aktivitetin pa afat, pasi u njoftuan në rrugë informale se në shkurt 2015 ndaj tyre kishte nisur një hetim i përbashkët Shqipëri-Maqedoni për pastrim parash dhe transferta ilegale, nëpërmjet kompanisë së tyre. Por megjithëse në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompania figuron e pezulluar prej vitit 2015, vëllai i ministrit dhe dy maqedonasit vazhdojnë aktivitetin ilegalisht dhe tatimet nuk e prekin.
Pra, kemi një ministër të Jashtëm që i quan “idiotë” shqiptarët e Maqedonisë, ndërsa vëllai i tij, i pandehur për vjedhje fondesh dhe pjesë e një grupi kriminal, bën biznes të paligjshëm me maqedonas të dyshuar për pastrim parash. Pyetja e thjeshtë: Kush po e përfaqëson Shqipërinë në Bruksel? Dhe pse kryeministri Rama hesht, ndërsa skandali i dyfishtë i ministrit të tij po digjet në opinion?/Pamfleti
Ky lloj i bastarde, qe preferohen nga Ramuti e Salehu, do te shkatërrojnë çdo gje shqiptare per lek. Prandaj Ramuti e Salehu i duan hajdutet, sepse te tille jane shume produktiv kunder shtetit dhe shqiptarve. Padronet antishqiptare grekosllav te Salehut e Ramutit kete mision kane dhe jete e realizojnë me Ramuta e Saleha!
Bastarduar gjithçka, kush do te mendonte se jevget sllavomaqedon do te bëheshin padron edhe te krerëve politik te Tiranës zyrtare?!
Pra, sipas logjikes se pacavures, te berit biznes me ke I do trapi njeriut, qenka veper penale?
Ti qe e shkruan kete duhet të jesh ai pacavure Feridi a familja dora vete Trap e ma keq je. Aftesia jote Ferid asht lepirja spiunlliku e pafytyresia. Ato qe duhen me shku lart ne Shqiperi
Je bo legen e ke tregu se kush je tamam o Ferid Dhurata ma e bukur qe i ke bo vetes Ke tregu kush je ti e familja e si keni arit ato qe keni Turp po meqë nuk keni, harram tju bohen
Eshte tradhti, vepër penale e shkuar penale. Sepse edhe fyerjet ndaj shqiptarve i bene qe te permbush epshet barbare te jevgosllaveve me te cilet bene biznes ne kurriz te kombit e vendit. Ky, o trap, eshte shef i diplomacisë se jashtme shtetërore shqiptare!
Vazhdo, media e nderuar! Vazhdo çmonte pisllëqet e banditëve Rama-Salehu. Vazhdo se shteti sot eshte ne duart e armiqve me te rrezikshëm ndonjëherë. Ja, gazeta SOT: Nder Theranda shkruan: "..Zyrtarja e lartë e Policisë së Shtetit Shqiptar ,Ervina Gjana me bashkëjetuesin serb Renato Hristic kontrollon policinë e shtetit shqiptar. Serbi Hristić ka qenë shoqërues i Ergys Agasit, ndërsa Gjana mban funksionin e drejtoreshës së krimit kibernetik në policinë e shtetit."...