TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë23 Prill 2026, 14:57

“Ankandi i ryshfeteve” i këshilltarit Ervin Kajo: fondet i marrin kryebashkiakët që paguajnë më shumë

Shkruar nga Pamfleti
“Ankandi i ryshfeteve” i këshilltarit Ervin Kajo: fondet i
Ministri i Bujqësisë Andis Salla dhe këshilltari i tij Ervin Kajo /

Ministri Andis Salla emëroi pa kriter një “xhambaz” me të kaluar të errët, i dha kompetencën e shpërndarjes së fonde për diga e kanale, duke krijuar një skemë korrupsioni: fondet u bllokoheshin bashkive që nuk jepnin ryshfet. SPAK ka nisur hetimet, por Salla e largoi formalisht Ervin Kajon ...

Në Kabinetin tij, Ministri i Bujqësisë e Zhvillimit Rural, Andis Salla, emëroi këshilltar jashtë kritereve të pranimit në administratën publike, një tip të quajtur Ervin Kajo.

Në datën 8 prill 2026, ministri u detyrua ta largonte me dorëheqje formale këshilltarin e tij, si kusht ligjor për të kryer testimin dhe për të marrë statusin nga Drejtoria e Administratës Publike (DAP) dhe siç thuhet, do ta rikthejë përsëri në ministri.

Është në dëshirën dhe ujdinë e ministrit, nëse e rikthen apo jo Ervinin në detyrën e këshilltarit, drejtor kabineti, sekretar të përgjithshëm, zëvendësministër apo drejtor drejtorie.

Por gjatë 4 muajve këshilltar, Ervin Kajo ka lënë gjurmë jo të mira, si sekser në shpërndarjen e miliona euro fonde publike, që qeveria i ka akorduar bashkive nëpërmjet ministrisë së Bujqësisë, për investime në diga, argjinatura, kanale vaditëse e kulluese.

Sipas kushteve teknike, ministria e Bujqësisë duhej t’ia kishte dhënë fondet bashkive brenda muajit shkurt 2026, si masë paraprake, për të kryer procedurat e prokurimeve dhe punimet.

Qëllimi i këtij afati, është që digat, argjinaturat, kanalet vaditëse e kulluese në çdo zonë të bashkive, të jenë në gatimshëri para ardhjes së vjeshtës, për të evituar përmbytjet nga rreshjet.

Por pa asnjë kompetencë, këshilltarit Ervin Kajo, iu dha detyra që të planifikonte shpërndarjen e fondeve të ministrisë për investimet bashkiake në parandalimin e përmbytjeve.

Administrativisht, kompetencën në ministrinë e Bujqësisë, për t’i planifikuar e shpërndarë fondet bashkive, e ka vetëm Drejtoria e Administrimit të Ujërave dhe Digave, mbështetur me referenca nga Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokave për zonat me më shumë risk.

Por fondet i mori në dorë xhambazi Ervin Kajo, i cili nuk ia ka dhënë shumicës së bashkive. megjithëse ato kanë dorëzuar projektet e preventivët për investime në diga, argjinatura, kanale vaditëse e kulluese.

Xhambazi Kajo krijoi një skemë korrupsioni, të bazuar në pazare tip “Ankand ryshfeti”, duke u dhënë fondet me shpejt e më shumë, atyre bashkive, kryetarët e të cilave dhanë më shumë ryshfet.

Fakti që iu dha komptenca e shpërndarjes së fondeve, krijon dyshime se këto pazare janë bërë me dijeninë dhe miratimin e heshtur të ministrit të Bujqësisë, “fermerit” Andis Salla.

Ajo që dihet e saktë, është fakti se me indicie nga denoncimet, SPAK ka rënë në gjurmët e kësaj skeme korrupsioni në ministri, që kundrejt dhënies ose refuzimit të ryshfeteve, bllokohen ose jepen fondet e investimeve që evitojnë përmbytjet.

SPAK po heton edhe nëse këshilltari Ervin Kajo, është ai “tipi” që gjatë pushtetit të PD, ka qenë oficer policie, oficer i SHKB në ministrinë e Brendshme dhe në ministrinë e Drejtësisë; i larguar e rikthyer dy herë për përfshirje në zullume.

Po hetohet edhe nëse është ai Ervin Kajo, që deri në datën 17 mars 2015, ishte Përgjegjës i Sektorit të Pijeve Alkolike në Drejtorinë e Metodikave dhe Kontrollit të Akcizës në Drejtorinë e Doganave, por që dha dorëheqje pas denoncimeve e nisjes së hetimit për punë të zeza./Pamfleti

andis salla ervin kajo

1 Komente

  1. B
    Berti

    SPAk te hetoje vertet gjithe CV e ketyre e ku kane punaur c'mund te gjejn komente ne cfare burimi portal e rrjete sociale se sic thote populli ku ka ze s'eshte pa gje. Gjithashtu me KLSHn te hetojne si duhet se pse pavaresisht strategjive ne disa fusha e ministri, politikave me buxhete te paraqitura, me aktore zbatimi jo vetem inst shteterore me bashkepunim te koordinaur te projekteve edhe me financim te hyaj - pse keta e ndryshojne axhenden dhe listen e prokurimeve te deklaruar qe ne fillim viti, ne mos qe qershorin e vitit me pare, pse nuk i shpallin prokurimet ne afat, pse ndahet buxheti sipas elokuentit me te mire si memecja dhe handikapatja me grade Evis Sala e Shendetesise, gjoja po i merr ai qe firmos per qef si derr me tru te dhjamur dhe kur keto i bejne edhe profesore e akademike, vaj halli qe ankohen per rend, cilesine e studenteve qe u vijne se vet i nxoren ne terren mesuesit e atyre me zarfat qe merrnin dhe blenin nga 3-4 shpia deti.

    Lini një Përgjigje