Si mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani, u bë ekspertja e preferuar e mafies, trafikantëve dhe e problematikëve shqiptarë...
Reagimi i Shpresa Breçanit te “Syri TV”, televizioni i dajës së saj Sali Berisha ishte i shkurtër: “15 vjet më parë kam audituar një subjekt ku një nga ortakët ka qenë Albano Aliko. Edhe sot, vazhdoj të auditoj kompani të ndryshme, sipas kërkesave.”
Por fakti që prej 20 vitesh, mbesa e ish-kryeministrit merret si “eksperte” pikërisht nga trafikantët, kontrabandistët, pastruesit e parave, falsifikatorët, evazorët fiskal dhe oligarkët që fshehin të ardhurat, nuk është një rastësi. Është një sistem.
E njohur në qarqet e krimit ekonomik si “Zonja e zezë” e punëve të pista të familjes mafioze “Berisha” dhe si “nona” e bilanceve “lavatriçe”, Shpresa Breçani ka certifikuar bilancet false të dhjetëra kompanive me aktivitet kriminal.
Ja vetëm disa nga “njollat” e saj profesionale: Në fabrikën e Gërdecit, e ndërtuar me urdhër të dajës, ku bos ishte djali i dajës, Shkëlzen Berisha dhe organizatori i transportit të municioneve ishte burri i saj Feriz Breçani (atëherë Shef i Shërbimit Informativ të Ushtrisë), Shpresa merrte çanta me para nga aktiviteti.
Në kompaninë “Belle Air”, ajo miratoi bilancet e falsifikuara me humbje të sajuar 120 milionë euro, zhduku letrat për 51 milionë Euro borxhe ndaj kontraktorëve dhe 32 milionë Euro borxhe ndaj shtetit shqiptar, ndërsa kryeministër ishte daja Sali.
Ajo u bë eksperte kontabël e falimentit për të mbyllur “gropën e zezë” financiare të televizionit “ALSAT” të Rezart Taçit, me 11 milionë Euro mashtrime ndaj kontraktorëve.
Ka certifikuar bilancet false të Rrugës së Kombit, të kompanive të Rrok Gjokës, duke përfshirë edhe aferën e Tunelit të Llogarasë, Rrugën Kardhiq- Delvinë dhe Rrugën e Arbrit.
Ka qenë eksperte kontabël e kompanive fantazmë “Rudnap”, “Blancers Petrolium”, “Rompetrol” e “Petrol Slovenia Tirana” të mikut serb Damir Fazlliç dhe kushërirës Argita Berisha.
Ka shërbyer për kompanitë e basteve, kazinove dhe call-center-eve të mafiozit Albino Prudentino të grupit “Sacra Corona Unita” dhe mafiozit Artur Shehu në Vlorë.
Dhe sigurisht, ka certifikuar bilancet false të kompanive të grupit mafioz “Albano Aliko- Gulf”- “3-A”, “B-3A&CO”, “B-3A Construction”, “Ener AL”, “Euro Park”, “Taiwan”, “Vil-Oil” dhe shumë të tjera me aktivitete kontrabandë, pastrim parash, mashtrime dhe vjedhje të qytetarëve nëpërmjet tollonave false të karburanteve.
Për këto shërbime ndaj mafies ekonomike, Shpresa Breçani ka përfituar miliona Euro e pasuri, të regjistruara në emër të burrit, djalit e të afërve të tjerë.
Këto “njolla” nuk i pastron dot televizioni i dajës Sali, kryeministri i 21 janarit e i shumë aferave korruptive, as i kushëri Shkëlzenit, bosi i fabrikës së Gërdecit, i trafikut të armëve e municioneve dhe i pastrimit të parave, ku figuron i përfshirë edhe Feriz Breçani, bashkëshorti i saj.
“Pamfleti” do të vijojë me prova konkrete të pasurive dhe fshehjes së tyre, si indicie për hetim nga SPAK. Sepse “nona” e bilanceve false duhet të përgjigjet para drejtësisë.
Dhe në fund, për dijeninë e Shpresës, për Pamfletin nuk ka as edhe një vendim gjykate që e dënon, as për shpifje e as për korrupsion. Pamfleti i ka fituar të gjitha gjyqet ashtu si do t’i fitojë edhe me ty, me dajën tënd, djalin e dajës, vajzën e dajës, dhëndrrin e dajës dhe me sojin e sorollopin tuaj të korruptuar e faqezi. /Pamfleti
Lini një Përgjigje