TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë19 Prill 2026, 15:42

Si ia dhuroi Edi Rama 49 mijë m² objekte të “Albpetrol”, shoqërisë koreane “Yura” për 60 vjet

Shkruar nga Pamfleti
Si ia dhuroi Edi Rama 49 mijë m² objekte të
Dae Yeol Ohm /

Dokumenta që vërtetojnë se pazari mes kryeministrit Edi Rama dhe biznesmenit korean Dae Yeol Ohm ishte bërë paraprakisht…

Në muajin janar 2012, kur qeveria “Berisha-Meta” filloi procedurën për shitjen e “Albpetrol”, Edi Rama dhe grupi parlamentar i PS-së e quajtën vjedhje e krim ekonomik ndaj pasurive strategjike të sigurisë kombëtare, dhe me të drejtë i kërkuan gjykatës anulimin e procesit të privatizimit.

Por pas ardhjes së PS-së në pushtet, kryeministri Edi Rama filloi ta copëtonte “Albpetrol”-in dhe i dhuroi një bazë prodhuese të saj një kompanie të huaj private, madje jashtë vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas vendimit të firmosur nga Edi Rama, kompanisë koreane “Yura Corporation” me pronar shtetasin Dae Yeol Ohm, i është dhënë falas për 60 vjet e pa taksa, ndërmarrja “Baza e Tubave” me sipërfaqe 49 mijë e 347 m² në Zhupan të Fierit, pjesë e kompanisë “Albpetrol”.

Si ia dhuroi Edi Rama 49 mijë m² objekte të

Kjo pasuri shtetërore i është hequr kompanisë “Albpetrol” dhe iu dhurua me Vendim Nr. 14/3, datë 12 shkurt 2019, nën maskën e statusit “Investitor Strategjik”, por duke përdorur skemën e kontratës “1 Euro”.

Si ia dhuroi Edi Rama 49 mijë m² objekte të

Ky vendim është firmosur nga Edi Rama dhe formalisht në grup nga ish-zv/kryeministri Erion Braçe, ish-ministrat Anila Denaj, Belinda Balluku, Blendi Klosi, Bledi Çuçi dhe nga ish-Avokati i Shtetit, Artur Metani, aktualisht Drejtues i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Kryeministri Edi Rama ia ka dhënë për ndërtimin e një fabrike për prodhim pjesësh të sistemeve të instalimeve elektrike të automjeteve për kompanitë e huaja, me vlerë investimi 6.4 milionë Euro.

Pavarësisht se quhet “Investim strategjik” dhe objektet i janë dhënë me kontratë “1 Euro” për 60 vjet falas, prodhimet e kësaj fabrike koreane nuk sjellin asnjë përfitim për ekonominë shqiptare, madje për 60 vjet nuk do të paguajë asnjë taksë dhe as 1 cent fitim në arkën e Shtetit Shqiptar.

Dokumenta që zbulojnë pazarin paraprak të Edi Ramës me koreanin Dae Yeol Ohm:

Vendimi nr. 14/3 i Komitetit të Investimeve Strategjike është miratuar më 12 shkurt 2019, ndërsa Vendimi nr. 70 i qeverisë për lidhjen e kontratës mes Ministrisë së Ekonomi-Financave dhe kompanisë koreane “Yura Corporation Albania”, është miratuar më 13 shkurt 2019.

Me Vendim Nr. 333, datë 6 qershor 2018, ndërmarrja e quajtur “Baza e prodhimit të Tubave” në “Albpetrol” është shpallur “Zonë me përparësi zhvillimi ekonomik”.

Ndërsa firma koreane “Yura Corporation Albania”, me aktivitet në objektet e “Albpetrol”, është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 27 maj 2018, pra, 10 ditë para se të shpallej “Zonë me përparësi zhvillimi ekonomik” dhe 20 muaj para miratimit të vendimeve të qeverisë, fakte që provojnë se është bërë pazar paraprak me shtetasin korean.

Si ia dhuroi Edi Rama 49 mijë m² objekte të

Përveç sipërfaqes 49 mijë e 347 m² truall e objekte shtetërore, kryeministri Edi Rama udhëroi që me fondet e shtetit t’i bëheshin këto favore kompanisë koreane “Yura Corporation Albania”:

Kompania “Albpetrol”, Kadastra, Bashkia, OSHEE dhe Ujësjellësi-Fier, t’i pastronin mjedisin e investimit të fabrikës, t’i hipotekonin pronën dhe t’i ndërtonin rrjetin e furnizimit me energji, ujë e rindërtim rruge.

Ndërsa me Vendim Nr. 20, datë 28 janar 2025 të Këshillit Kombëtar të Territorit, të firmosur nga Edi Rama, kompanisë koreane “Yura Corporation Albania” në Fier i është dhënë leja e ndërtimit për një shtesë të fabrikës brenda Albpetrol, kur shtesa është ndërtuar para 5 vitesh./Pamfleti

dae yeol ohm yura

6 Komente

  1. K
    Krimi ka emër..

    Tradhëtia ndaj atdheut kështu është.Jepen copa copa trojet e atdheut edhe për vitet kur ai do jetë bërë dhe' e pluhur..Por tokat që fal nuk kanë qenë ndonjëherë pronat e Kristaqit... Vdekje kryeministrit mafioz,bandit, kriminel.. Shqipëria është e shqiptarëve ????????

    1. E
      Emer

      Sa njerez ka punesuar ajo kompani apo nuk eshte perfitim ky? Une kurre s'e mbeshtes kete qeveri, por jo cdo marreveshje eshte pazar

      1. E
        Eli’s

        Shume mire ka bere se jane punesuar njerez dhe baza e tubove nuk ishte funksionale

        1. A
          Andi

          Nafta Shqiptare ka kaluar ne doren e hajduteve ne bekimin e te gjitha qeverrive te Majta te Djathta dhe se fundi ne bekimin e Socialisteve po lind pyetja po SPAKU i frikshem ku eshte ?sepse kush do qe ka vjedhur ka lene gjurme me firmat e tyre apo thjesht Frika dhe Fama u zhduk me kohen ?

          1. T
            Tiranë

            Rama keto detyra ka, tua fus shqiptarve. Zaptuesi Rama e ka kuptuar se askush nga delet nuk mund ta pengoj..

            1. K
              KEQ KUPTIMI

              Çfarë nuk shkon këtu? Rama po bën më të mirën duke i dhënë një infrastrukturë të panevojshme një zhvilluesi "të domosdoshëm". Rama duhet t'i japë edhe kredi pa interes për të zgjeruar biznesin e tij! Do ta bëj unë. Mos bëni deklarata të keqllogaritura, ju lutem.

              Lini një Përgjigje