Pas karrierës së tij si firmosës i tenderëve të dyshimtë në tri ministri ku Bledar Çuçi ka lënë miliona euro abuzime, skuthi i Ëngjëll Agaçit synon tani të vendoset në KQZ, ku pritet të firmosë pazaret e Ilirjan Celibashit dhe të vazhdojë vjedhjen e fondeve publike...
“Pamfleti” informohet se Enea Frederik Hoti, i njohur si “ogiçi” i Ëngjëll Agaçit dhe Bledar Çuçit, pritet të emërohet Sekretar i Përgjithshëm i KQZ-së, pas një karriere të tërë në ministritë e Çuçit, ku firmosi tenderë të vjedhur prej dhjetëra milionë eurosh, dhënie toke me koncesione dhe zhvatje fondesh. Hoti kaloi nga kryeministria në Ministrinë e Bujqësisë e më pas në të Brendshmen, duke lënë pas një varg abuzimesh, përfshirë 32 milionë euro tenderë të vaksinimeve, 660 hektarë tokë publike të koncesionuara dhe 180 milionë euro abuzime në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara. Tani, me dakordësinë e kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ai po shpërblehet me një post kyç për të firmosur pazaret e reja.
Emri i skuthit Enea Frederik Hoti ka ridalë në skenë për të kapur një post tjetër shtetëror, si shpërblim që gjatë 13 viteve pushtet të PS-së ka qenë “ogiçi” i Engjëll Agacit dhe sekser, firmosës e zbatues i pazarave me pasuritë e fondet që ka administruar Bledar Çuçi në 3 ministri.
Sipas informacionit që ka “Pamfleti”, Enea Hoti pritet të emërohet Sekretar i Përgjithshëm i KQZ-së, dakordësuar mes kryetarit Ilirjan Celibashi dhe Engjëll Agaçit e Çuçit të Bablokut.
Pas hetimit nga SPAK për aferat me tenderët në KQZ, Ilirjan Celibashi ia la përgjegjësinë Sekretarit të Përgjithshëm, Ylli Merkaj.
Për këtë post vakant, Engjëll Agaçi e Bledar Çuçi i kanë ofruar Ilirjan Celibashit dhe kanë rënë dakord me të që Sekretar i Përgjithshëm në KQZ të emërohet skuthi e sekseri Enea Hoti.
Ilirjan Celibashit i intereson që pazaret me tenderët t'ia firmosë një tip si Enea Hoti, ndërsa Ëngjëll Agaçi e Bledar Çuçi, duke e çuar Sekretar në KQZ, po e shpërblejnë për punët e pista që ka bërë në kryeministri e 3 ministri dhe për të zhvatur miliona të tjera.
Enea Hoti depërtoi në zyrat e larta të pushtetit të PS-së i ofruar nga Engjëll Agaçi, fillimisht për disa muaj si jurist në kryeministri, ku e përdori si “postier” për pazaret me kompanitë private dhe si “zar” për intrigat e prapaskenat me vartësit e nëpër ministri.
Pas dy muajsh, Agaçi e kaloi Enea Hotin në Ministrinë e Shtetit për Çështjet Lokale, ku ministri Bledar Çuçi e emëroi këshilltar për projekte dhe fondet e pushtetit lokal, ku ai dha prova si falsifikator dhe zhvatës në bashkëpunim me kryetarët e bashkive.
Për këtë aftësi si xhambaz, Bledar Çuçi e mori Enea Hotin me vete në Ministrinë e Bujqësisë, ku fillimisht e emëroi drejtor të tenderëve e më pas Sekretar të Përgjithshëm, në ujdi me Engjëll Agaçin, prej të cilit miratoheshin sekretarët e ministrive.
Gjatë periudhës janar 2019 - dhjetor 2020 me Bledar Çuçin në Ministrinë e Bujqësisë, Enea Hoti firmosi vjedhjen e 32 milionë Euro tenderë të vaksinimeve e matrikullimeve të bagëtive, vaditjes, digave ujore, dhe i janë gjetur firma në batërdinë me Frida Krifçën për 83 milionë Euro fonde që qeveria e BE-së dha për fermerët.
Gjatë detyrës si sekretar në Ministrinë e Bujqësisë, Enea Hoti firmosi dhënien e 660 hektarë tokë publike me koncesione; 510 hektarë tokë bregdetare nga Velipoja në Sarandë për pushtetarë, oligarkë e eksponentë të botës së krimit.
Firmosi vjedhjen e 13 milionë Euro fonde karburanti të fermerëve, duke ia shitur privatisht 166 skafeve private dhe dhuruar shoqatës “Albanian Sailing Club” të velierave, ku Bledar Çuçi është ortak me trafikantin Roland Ziu.
Në muajin janar 2021, për këto shërbime, Bledar Çuçi e mori Enea Hotin me vete edhe në Ministrinë e Brendshme, ku fillimisht e emëroi Drejtor të Agjencisë për Vetëqeverisjen Vendore dhe projekteve financiare të bashkive. Pastaj e emëroi Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, ku përveç emërimeve, shkarkimeve, tenderëve, postës sekrete me drejtësinë dhe agjencitë shqiptare e të SHBA-BE-së, Bledar Çuçi i delegoi dhe kompetencën e drejtimit të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, ku bëheshin 80% e tenderëve të Shqipërisë dhe u zbuluan rreth 180 milionë Euro abuzime.
Tani, dy tutorët e tij, Engjëll Agaçi e Bledar Çuçi, kanë menduar që “ogiçin” e tyre Enea Hoti ta çojnë te “tepsia” e KQZ-së me detyrë Sekretar i Përgjithshëm, për të firmosur pazaret e Ilirjan Celibashit dhe për të bërë miliona të tjera për vete.
Se çfarë arsimimi të lartë faktik ka i vetëquajturi “Jurist” Enea Hoti, këtë do ta faktojmë në vijim./Pamfleti
Lini një Përgjigje