TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë13 Prill 2026, 13:26

Edi Rama bën gati për mikun e tij mashtrues Ron Yeffet, biznesin e dronëve dhe mjetet lundruese ushtarake

Shkruar nga Pamfleti

 Edi Rama bën gati për mikun e tij mashtrues Ron Yeffet, biznesin e

Me dy vendime të firmosura më 10 prill 2026, qeveria i jep “KAYO”-s të drejtën të krijojë ortakëri me privatët për prodhimin e dronëve dhe ndërtimin e mjeteve lundruese, ndërsa pikëpyetjet shtohen mbi përfituesit realë dhe hijen e emrit të Ron Yeffet...

Më 10 prill 2026, kryeministri Edi Rama ka firmosur dy vendime qeverie, me të cilat autorizon shoqërinë “KAYO”, strukturë e Ministrisë së Mbrojtjes, të bëjë prodhimin dhe tregtimin, si dhe import-eksportin, e mjeteve ushtarake dhe civile në ortakëri me privatët.

Me vendimin e parë, i jepet e drejta kompanisë shtetërore “KAYO” të krijojë një shoqëri aksionare të përbashkët me subjekte private për montimin, riparimin, prodhimin dhe tregtimin e dronëve për nevoja të forcave të armatosura dhe për përdorim civil.

Edi Rama bën gati për mikun e tij mashtrues Ron Yeffet, biznesin e

Me këtë vendim, kryeministri Edi Rama ka hapur rrugën për krijimin e një kompanie monopol në montimin, prodhimin dhe tregtimin e dronëve, nëpërmjet një kompanie partnere shtet-privat, ku Ministria e Mbrojtjes do të ketë 25% të aksioneve, ndërsa 75% do t’i ketë privati.

Ndërsa me vendimin e dytë, i jepet e drejta kompanisë shtetërore “KAYO” të krijojë një shoqëri të përbashkët aksionare me subjekte private për ndërtimin dhe riparimin e mjeteve motorike lundruese, ku shteti do të ketë 40% të aksioneve, ndërsa privati do të ketë 60%.

Edi Rama bën gati për mikun e tij mashtrues Ron Yeffet, biznesin e

Për montimin, riparimin, prodhimin dhe tregtimin e dronëve, Ministria e Mbrojtjes do të kontribuojë me 30 milionë euro dhe 1000 m² mjedise e ndërtesa pa qira, linjat teknologjike të prodhimit dhe rrjetin e shpërndarjes në import-eksport, ndërsa privati me 75% të aksioneve do të përfitojë 75% të fitimit neto dhe pa taksa.

Për ndërtimin dhe riparimin e mjeteve motorike lundruese ushtarake e civile, Ministria e Mbrojtjes do të vendosë në dispozicion Kantierin Detar të Pashalimanit, specialistët dhe sigurimin e transportit për import-eksporte, ndërsa privati, që ka 60% të aksioneve, do të marrë 60% të fitimit neto.

Po flitet se biznesin monopol shtet-privat të prodhimit të dronëve ushtarakë e civilë do ta marrë izraeliti Ron Yeffet, i konsideruar mik dhe klient i kryeministrit Edi Rama, përfitues në disa monopole ushtarake e biznese të tjera ndërtimi, energjie, nafte dhe aeroportesh në Shqipëri.

Për biznesin monopol shtet-privat të riparimit të mjeteve motorike lundruese në Pashaliman, Edi Rama ka thënë se partnere e qeverisë do të jetë një kompani italiane, por zëra brenda qeverisë thonë se pas italianëve qëndron Ron Yeffet.

Edhe te dy kompanitë e reja për prodhimin e mjeteve lundruese dhe të dronëve, ai do të marrë 75% dhe 60% të biznesit, ashtu siç ka marrë edhe monopolin e armëve, municioneve, pajisjeve, automjeteve dhe uniformave ushtarake.

Emri i izraelitit Ron Yeffet u shfaq në Shqipëri si ortak me qeverinë dhe Sinan Idrizin në kompaninë “Air Albania”; ndërsa më pas në ortakëri me kompaninë ushtarake “KAYO”, ku nëpërmjet kompanisë izraelite “Elbit Systems” firmosën marrëveshje për blerje armatimesh dhe investime në sektorin e mbrojtjes.

Ndërsa pas kësaj kontrate në Shqipëri, kompania e izraelitit u vu nën hetim nga vende anëtare të NATO-s dhe u përjashtua nga tenderët për mashtrim dhe dyshime për trafiqe.

Por nëpërmjet lidhjes së errët me kryeministrin Edi Rama, miku i tij izraelit Ron Yeffet është futur në tenderë me vlerë miliona euro me kompanitë e tij “Uno 18”, “Timak Defence”, “Timak”, “Advanced”, “Arms Technology”, “1820 Albania”, “1820 Black Oil” etj., me të cilat ka bërë edhe biznes armësh, nafte, paraje elektronike, konstruksionesh metalike etj.

Nga një investigim që bëri “Pamfleti”, emri i izraelitit Ron Yeffet doli në një padi gjyqësore kundër tij, të bërë nga biznesmeni amerikano-izraelit Mark Faist në Gjykatën e Qarkut Miami-Dade në Florida, me akuzën se i ka marrë 8 milionë USD nëpërmjet mashtrimit për investime e pasuri edhe në Shqipëri, duke përdorur lidhjet miqësore dhe klienteliste me kryeministrin Edi Rama./Pamfleti

ron yeffet edi rama

1 Komente

  1. f
    five company

    Nga eksperienca personale: " Ne momentin qe partneret e biznesit te shohin se po shkon drejt gropes, te fusin brrylin ose shkelmin dhe te zhysin me teper..." Partneriteti karakterizohet teresisht nga konflikti interesit, mosbesim nga ana e te " komprementuaarit, dhe se lexuesit e kontratave nuk e kane idene se cfare fshihet pas tyre dhe se cfare fondesh jane paguar... Per bazen e Pashalimanit??! "An eye - watering gift paid for..." Post Scriptum: Po to mbledh te gjithe " eye watering" nuk formohet water company por Piramida e Egjiptit!!! Nqs deshiron te te interpretoje nje lajm, ose dicitura te fotografive qe percjellin nhe mesazh, mjafton te nxjerresh njoftim ne Agjencine e Punesimit dhe une do jem e gatshme te korrektoje dhe redaktoje fashikujt e informacionit.. ( mqs jam ne kerkim te nhe pune ).Nuk po flasim per gabelet e leckave dhe te peckave dhe te fruta perimeve.

    Lini një Përgjigje