TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 9 Prill 2026, 13:36

Çfarë ndodh me ONE Albanian e Jászai Gellért, nëse Viktor Orban humb pushtetin në Hungari?

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë ndodh me ONE Albanian e Jászai Gellért,
Kompania celulare One Albania /

Operatori nuk zhduket nga tregu me një humbje elektorale në Budapest, por mund të hyjë në një zonë të rrezikshme: më pak mbrojtje politike, më shumë presion financiar dhe një rishikim i ftohtë i gjithë projektit hungarez në Shqipëri…

Nëse Viktor Orbán humb pushtetin në Hungari, fati i ONE Albania dhe i Jászai Gellért do të përcaktohet brenda pak muajsh, sepse i gjithë modeli i tij i biznesit është i ndërtuar mbi aksesin e pakufizuar në paratë e shtetit hungarez.

Sot, 4iG mbijeton falë një mekanizmi të brendshëm ku Eximbank dhe fondet shtetërore i japin hua Jászait, dhe ai me të njëjtat para blen kompanitë e shtetit. Ky rrotullim parash zhduket menjëherë, me ardhje e një qeverie të re, p.sh. të Partisë Tisza, e cila do të bllokojë çdo financim pa tender dhe do të hapë hetime për korrupsion.

Aksionet e 4iG ranë 54% vetëm nga një sondazh që tregoi epërsi të opozitës, pra tregu tashmë po vë bast kundër Jászait.

Në këtë kolaps, ONE Albania bëhet një nga asetet e para që duhet shitur për likuiditet, sepse grupi humbet oksigjenin nga Budapesti.

Po aq vendimtare është edhe ndryshimi i ekuilibrave politikë në Tiranë.

Sot, Rama mbron ONE Albania sepse ka një marrëveshje me Viktor Orban, e nënshkruar publikisht në tetor 2024, ku Hungaria i jep Shqipërisë ndihmë të njëanshme dhe investime 350 milionë euro. Por kur Orbán bie, Rama nuk ka më asnjë interes të mbrojë një aleat të rënë. Përkundrazi, ai do të distancohet shpejt, do ta quajë çështjen “të një investitori privat” dhe do t’i lërë autoritetet shqiptare të veprojnë.

SPAK tashmë ka nisur hetime për kontratat e fibrave optike të ONE Albania me Bashkinë e Tiranës; me një qeveri të re hungareze pro-perëndimore që bashkëpunon me SPAK-un, hetimet do të zgjerohen për pastrim parash dhe lidhje me figura të diskutueshme si Spas Roussev. Rama do të zgjedhë gjithmonë interesin e tij politik para atij të Jászait.

Ndërkohë, të gjithë oligarkët e tjerë të Orbánit po përgatiten për ikjen. Lőrinc Mészáros po transferon fondet nga kompanitë e tij në llogari private, dhëndri i Orbánit u zhvendos në SHBA në gusht 2025, e të tjerë po dërgojnë makina luksi në Dubai.

Çfarë ndodh me ONE Albanian e Jászai Gellért,
Jászai Gellért, pronari i One Albania, në rreth të kuq /

Jászai do të ndjekë të njëjtën logjikë: do të përpiqet të shesë ONE Albania sa më shpejt, para se vlera e saj të bjerë në zero. Problemi është se kush do të blejë një operator celular me siguri kibernetike katastrofike (dy herë u hakerua brenda pak muajsh, duke humbur të dhëna), me abonentë të pakënaqur dhe me një reputacion kaq të ndotur nga lidhjet me një oligark të rrëzuar? Shitja do të bëhet me një çmim shumë të ulët, ndoshta një fraksion i investimit fillestar. Në rastin më të mirë për Jászain, ai gjen një blerës rajonal (turk, grek ose një fond ndërkombëtar) dhe zhduket nga Shqipëria. Në rastin më të keq, ONE Albania falimenton para se të gjejë blerës, duke lënë mijëra abonentë pa shërbim dhe duke nisur një proces të gjatë likuidimi.

Pra, ONE Albania nuk është thjesht një investim i dështuar; është një simbol i gjithë arkitekturës së pushtetit të Orbánit në Ballkan. Kur bie Orbán, bie e gjithë kjo ndërtesë. Jászai Gellért do të kujtohet në Shqipëri jo si një investitor i suksesshëm, por si ai që solli një operator celular të hakerueshëm, me tarifime arbitrare dhe që u largua me ‘bisht në shalë’ sapo iu pre rubineti i parave të shtetit hungarez. Ky është rrezeku i të qenit “njeriu i Orbánit”: kur shefi bie, asnjë derë nuk hapet më; as në Budapest, as në Tiranë./Pamfleti

 

one albania jászai gellért viktor orban

1 Komente

  1. v
    vk

    Do e marre nje kompani cifute, pa merak!

    Lini një Përgjigje