
Pas tragjedisë, Rama premton bonuse e ndërtime të reja, por banorët e zonës mbeten në errësirë e pa ujë për një javë; OSHE nuk lidh energjinë sepse “janë pushim”, ndërsa administratorët e korruptuar punojnë vetëm me urdhër të oligarkëve e grupeve kriminale...
Tragjedia e djegies së pallatit në zonën pranë Spitaleve, nuk resht së sjelluri telashe të tjera.
Edi Rama, ka përsëritur si papagall këto ditë se nuk do t’i lënë vetëm banorët, duke ju dhënë bonusin e qirasë si dhe ndërtimin nga kompania e të gjithë shtëpive. Për të mbuluar skandalin e madh, Rama çoi në zonë zv.kryeministen Albana Koçiu dhe deputeten Ogerta Manastirliu me synim për të qetësuar sadopak situatën.
Por e gjitha kjo nuk është gjë tjetër veçse një mjegull propandistike për të shuar revoltën e përgjithshme në publik që shkaktoi tragjedia.
Pasi në realitet, banorët e pallatit të djegur, si edhe të gjithë zonës përreth janë në një situatë të rëndë prej një jave. OSHE ka stakuar energjinë për të gjithë zonën, duke lënë në errësirë, pa ujë, e të bllokuar mijëra banorë.
Nga energjia ka efekt zinxhir; nuk punojnë pompat pajisjet elektroshtëpiake, ashensorët etj, etj.
Një banor i zonës i tha ‘Pamfleti’t, se më irrituese është sjellja e zyrtarëve të Operatorit të Shërndarjes së Energjisë, që përgjigjen me indiferencë dhe arrogancë.
Edhe pas ankesave të përsëritura, deri tani askush nuk ka shkuar të lidhë energjinë, duke u justifikuar se janë pushim.
Ndërkohë mungesa e energjisë sjell mungesën e ujit, rreziqet e epidemive dhe një situatë të rëndë sidomos për të sëmurët, fëmijët e vegjël e të moshuarit.
Kjo dramë e banorëve të njësisë numër 4 në kryeqytet, nuk tregon gjë tjetër veçse derexhenë ku është katandisur shteti shqiptar. Ku asnjë zyrtar i administatrës nuk kryen detyrat e tij sipas ligjit, por vetëm kur urdhërohen nga lart. E në kohën kur nuk ka urdhër, atëherë ata merren me punët e tyre, duke treguar arrogancë me qytetarët. Kjo vjen sepse të punësuarit në administratë dhe korporatat publike nuk emërohen sipas meritokracisë dhe të zbatojnë detyrat e tyre. Por ndjekin punët private në shërbim të shefave realë që i kanë emëruar. Të cilët janë oligarkët, biznesmenët e krimit që e kanë kthyer Tiranën dhe zonat turistike në kantjere ndërtimi për të shpërlarë paratë e zeza.
E ku si krahë pune përdorin nëpunësit e administratës dhe korporatave shtetërore, të cilët emërohen sipas kuotave që grupet kriminale dorëzojnë tek Edi Rama.
Vetë Kryeministri është kthyer në një shegert ‘full time’ i oligarkëve dhe grupeve kriminale, të cilët e mbajnë në pushtet për interesat e tyre./Pamfleti
Lini një Përgjigje