Ish-ministri që “hante si miu” në Tiranë, tani si kryebashkiak i Himarës “ha si ariu”; tenderi 600 milionë lekë (më 18 maj) vjen pas 113 milionë lekë për çeljen e sezonit dhe 83 milionë të tjera për “duartrokitësit”. Banorët kanë nevoja emergjente, por Babloku do ahengje...
Kur Vangjel Tavo ishte Ministër i Shëndetësisë gjatë pushtetit PD-LSI, "hante si miu", sepse pjesën që zhvante nga tenderët ia dorëzonte Ilir Metës e Monika Kryemadhit, madje edhe nga milionat e punësimeve në ministri e nëpër spitale.
Ndërsa gjatë 20 muajve kryebashkiak i Himarës, Vangjeli po "ha si ariu", pasi pjesën më të madhe të milionave që grumbullon nga pazaret me tenderët i merr vetë, si marrëveshje me Bablokun, në këmbim të firmosjes së grabitjes së tokave e lejeve të ndërtimit në bregdet.
Në këtë liri abuzimesh me fondet publike bën pjesë dhe tenderi i sajuar për shërbime që regjistrohen e pasqyrohen në dokumentat e financave të Bashkisë së Himarës, por nuk maten me njësi fizike si investimet publike.
I tillë është tenderi që Vangjel Tavo ka shpallur në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 20 prill 2026, me objekt kontrate: “Organizim i aktiviteteve gjithëvjetore artistike e kulturore të Bashkisë Himarë”.

Ky tender është me vlerë fondi limit 600 milionë lekë me TVSH, nga të ardhurat prej taksave, të cilat do të shpenzohen për aktivitete artistike e kulturore, që vetëm kryebashkiaku Vangjel Tavo e di se çfarë tematike do të kenë e për çfarë motivi do të bëhen.
Mund të jenë pagesa për këngë e valle, kur të shkojë Babloku apo deputetët për takime, dhe kompania private e cila do të marrë këto miliona do t'i deklarojë si argëtim për punonjësit e bashkisë dhe banorët.
Nuk themi të mos bëhen aktivitete artistike e kulturore, por 600 milionë lekë janë vlerë shumë e madhe dhe shpenzim ahengjesh nëse do të bëhen aktivitetet, kur në Himarë dhe fshatrat e kësaj bashkie banorët kanë nevoja emergjente për rrugë, linja ujësjellësi, ujë e kanale vaditëse.
Mirëpo Vangjeli ka menduar të shpenzojë 600 milionë lekë për aktivitete artistike dhe ka vendosur ta zhvillojë tenderin më 18 maj 2026.
Ndërsa më 14 prill zhvilloi tenderin me vlerë 113 milionë lekë të vjetra për aktivitetin e çeljes së sezonit veror 2026, dhe 83 milionë lekë të vjetra për grumbullimin e njerëzve që do të duartrokasin fjalimin e tij./Pamfleti
Ne tere kete harbutëri te PD
Ky kanceri korrupsionit do ja qij nenen SPAK- ktij
Pamfleti sheh vetem gjysmën e te keqes, ate te PDse. Mirpo, mbron gjysmën e te keqes tjetër aktive, ate te PSse. Ne kete harbuteri kane hedh valle edhe mediat qe kurr nuk arritën te krijojnë nje opinion te shendosh kombetar qe do ti dilte zot atdheut.