TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë29 Prill 2026, 15:05

Trafikanti Ervin Mata në kërkim nga 8 shtete; a do kërkojë SPAK ekstradimin e tij në Shqipëri?

Shkruar nga Pamfleti
Trafikanti Ervin Mata në kërkim nga 8 shtete; a do kërkojë
Ervin Mata /

Megjithëse në kërkim prej vitit 2023, SPAK nuk i ka sekuestruar pasuritë që ka si bashkë-investitor te Kulla ngjitur me Sahatin e Tiranës, hotelin “Victoria” dhe kullën te ish-Ekspozita “Shqipëria Sot” pranë Gjykatës së Tiranës...

Megjithëse në kërkim prej vitit 2023, SPAK nuk i ka sekuestruar pasuritë që trafikanti Ervin Mata ka si bashkë-investitor: kulla ngjitur me Sahatin e Tiranës, hoteli “Victoria”  dhe kulla te ish-Ekspozita “Shqipëria Sot” pranë Gjykatës së Tiranës.

Trafikanti Ervin Mata në kërkim nga 8 shtete; a do kërkojë

Provat që SPAK publikoi për Ervin Luan Matën, si drejtues i një grupi të strukturuar ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave me ndërtime në Tiranë, Durrës, Vlorë; “Pamfleti” i ka publikuar që në vitet 2018-2023, por ai nuk u prek, ngaqë kishte lidhje me kryeministrin Edi Rama.

Dy vite e gjysmë pas shpalljes në kërkim nga SPAK, trafikanti Ervin Mata u arrestua në qytetin Ilha Bela të Brazilit, ku jetonte i fshehur me dokumente të falsifikuara si shtetas i Anglisë. Grupi i trafikimit të drogës, ku Mata ishte një nga krerët, u hetua në kuadër të procedimit penal të SPAK-ut në vitin 2023, pas këmbënguljes së EUROJUST, EUROPOL dhe të disa shteteve. Sipas dosjes penale të Ervin Matës, ai figuron një person në kërkim nga 8 shtete: Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania, Italia, Brazili, Ekuadori dhe Shqipëria.

Ai u gjet dhe u arrestua nga Policia Ushtarake e Brazilit dhe është në duart e drejtësisë së këtij shteti. Por ndërkohë, sipas ligjit ndërkombëtar, Ervin Matën duhet ta kërkojnë për ekstradim edhe 7 shtetet e tjera. Qysh prej muajit nëntor 2023, ai është shpallur në kërkim nga SPAK, por ky ka qenë kërkim formal, pasi gjatë kësaj periudhe Interpol- Tirana, strukturat gjurmuese policore FAST-Albania, agjentët e BKH-së dhe oficerët e ndërlidhës në ambasadat shqiptare nuk kanë bashkëpunuar me agjencitë ndërkombëtare.

A do të kërkojë SPAK-u ekstradimin e Ervin Matës në Shqipëri?

Pavarësisht se trafikanti është subjekt i rëndësishëm i drejtësisë së Brazilit, SPAK, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, ka detyrimin të kërkojë ekstradimin e tij, sepse i ka dhënë urdhër-arresti. Por e themi këtë pyetje, sepse SPAK, për eksponentë krimesh të lidhur me kryeministrin Edi Rama, ka anuluar hetime e vendime kërkimi, siç është rasti i Amant Josifit të rrjetit call-center, që Altin Dumani tha “nuk e hetojmë, sepse po e heton Spanja”, ndërsa Olsi Ramën nuk e futi në dosje.

Pyetja tjetër: A do t’i sekuestrohen trafikantit Ervin Mata pasuritë si bashkë-investitor te kulla ngjitur me Sahatin e Tiranës, hoteli “Victoria”, dhe kulla te ish-Ekspozita “Shqipëria Sot” pranë Gjykatës e Policisë së Tiranës? Sepse SPAK-u, megjithëse e ka patur në kërkim prej nëntorit 2023, nuk i ka sekuestruar asnjë pasuri, paçka se ka prova se janë me burim të ardhurat nga trafiku i drogës.

Më 8 nëntor 2019, kryeministri Edi Rama i dha Ervin Matës lejen e ndërtimit për kullën 100 metër të lartë te ish-Ekspozita “Shqipëria Sot”, mes Gjykatës dhe Drejtorisë së Policisë Tiranë. Ndërsa më 18 qershor 2018, babai i tij Luan Mata është dënuar me burg në mungesë në qytetin Minas Gerais të Brazilit, bashkë me brazilianin Davanço Silva, për trafikim droge e mashtrim financiar, me akuzën “Aktivitet e përfitime kriminale të maskuar si fermerë”. Pyetja është: Pse pronari i kullave pranë institucioneve të drejtësisë është një trafikant ndërkombëtar në kërkim nga 8 shtete, dhe pse askush nuk i prek pasuritë e tij?/Pamfleti

 

ervin mata spak

1 Komente

  1. K
    Kaculi

    Po adriana berberin, burrin e saj, vilma nushin a do i hetoj njeri pasurit e tyre qe jane te lidjur me bolin

    Lini një Përgjigje