Raporti që nxin Mirela Kumbaron. KLSH dokumenton si 802 hektarë të Butrintit përfunduan te Gjergj Luca dhe miqtë e Edi Ramës me firmë të “Kumbarës”...
Ndërsa ish-ministrja Mirela Kumbaro thirret në SPAK, raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se si 802 hektarë të Parkut Kombëtar të Butrintit iu kaluan në heshtje interesave privatë. Në qendër të skemës: biznesmeni Gjergj Luca, që sot kontrollon një pasuri unike natyrore të nxjerrë jashtë ligjit me një firmë të vetme.*
Akti i parë: Firma që zhduku 802 hektarë
Në janar të vitit 2022, me propozimin e Mirela Kumbaros, Këshilli i Ministrave miratoi VKM-në nr. 59. Me këtë akt, Parku Kombëtar i Butrintit u tkurr nga 9,424.4 hektarë në 8,622.2 hektarë.
KLSH-ja konstatoi se ky vendim u mor pa asnjë studim shkencor: “Në relacionet e përcjella... nuk janë elaboruar në mënyrë të qartë dhe shteruese se cilat janë arsyet që diktuan nevojën e ndërmarrjes së këtyre VKM-ve.”
SPAK duhet të pyesë: Pse Mirela Kumbaro propozoi zvogëlimin e një zone të mbrojtur me rëndësi ndërkombëtare pa asnjë argumentim?

Gjergj Luca, 'pashai' i Liqenit të Rrëzës (Bufit)
Pjesa më e rëndë e kësaj "shkuljeje" territoriale është Liqeni i Rrëzës (ose Liqeni i Bufit), një monument natyre me ujë të mjelmët, unik në Shqipëri, që ushqehet nga burime uji të kripur nga mali dhe ujëra të ëmbla. Në këtë habitat rritet një specie peshku që nuk gjendet askund tjetër në vend.
Raporti i KLSH-së vë në dukje se rreth 16 hektarë të këtij liqeni u vendosën artificialisht jashtë kufirit të ri të zonës së mbrojtur. Me këtë spostim kufijsh, kjo pasuri natyrore i kaloi në administrim të heshtur Gjergj Lucës.
Nuk bëhet fjalë për një përputhje rastësie. Në të njëjtën zonë, Luca zotëron tashmë kontrollin e një sipërfaqeje të madhe që përfshin liqenin, kanalet lidhëse dhe brigjet përreth. Ai që dikur ishte monument natyre i mbrojtur me shkallën më të lartë të mbrojtjes, sot eksplohet pa asnjë kufizim ligjor.
KLSH-ja e përshkruan kështu absurditetin: "Ky sistem unikal Monument Natyre, ka jashtë vetes së tij hartografike afro 16 Ha lagunë... që për shkak të mos komunikimit... njihen si liqene." Pra, një monument natyror u copëtua nga harta, dhe copa e hequr përfundoi në duart e një biznesmeni.
SPAK duhet të hetojë: Çfarë komunikimesh kanë ndodhur mes Mirela Kumbaros dhe Gjergj Lucës gjatë procesit të rishikimit të kufijve? Kush përfitoi drejtpërdrejt nga kjo "korrigjim" hartografik?
Resortet që sfidojnë UNESCO-n
Heqja e 802 hektarëve nuk është i vetmi krim mjedisor në Butrint. Gjatë auditimit, KLSH konstatoi se në zonën e mbrojtur ndodhen ndërtime pa leje dhe struktura që bien ndesh me statusin e Parkut Kombëtar.
Sipas materialeve të siguruara, një ndërtim i kompanisë AlbStar (O.Rama), i ngritur mbi themele betoni, qëndron fjalë për fjalë mbi një mur të lashtë 2500-vjeçar. Ky investim, i kryer në kohën e Kumbaros, përbën një cënim të drejtpërdrejtë të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Edhe këtu, KLSH gjen mospërputhje të rënda: planet e menaxhimit që duhet të rregullonin çdo ndërtim në këtë zonë mungojnë ose kanë humbur vlefshmërinë. "Lagunat në vend, pjesë e rrjetit të zonave të mbrojtura, nuk disponojnë plane menaxhimi të vlefshme," thekson raporti, duke shtuar se çdo veprimtari që ushtrohet në to duhet të jetë në përputhje me këto plane.
Një tjetër pjesë e Butrintit, Kanali i Vivarit, mbetet nën ekskluzivitetin e peshkimit të Klement Balilit, një leje e firmosur po nga Mirela Kumbaro.

Armando Subashi, kryebashkiaku i Fierit i cili njihet si pronar i lagunës së Nartës, ka nxjerrë në shitje vaskat e peshkimit dhe, sipas gjetjes 24 të KLSH-së, kundërshton futjen e lagunës së Petritit në zonë të mbrojtur. Kjo lagunë me ujë të ëmbël është një pikë jetike në korridorin Adriatiko-Jonian, një nga tri autostradat globale të shpendëve shtegtarë. Për Subashin, gjuetia është sport dhe lobingu te të fortët e tij e mban të paprekshëm.

Po në këtë raport të KLSH-së dokumentohet krimi mjedisor e financiar i Aeroportit të Vlorës, 500 hektarët me shegë të mikut rus të Edi Ramës, Oleg Deripaska, lokali i ndërtuar mbi monument natyre në lagunën e Patokut, si dhe lejet e Këshillit Kombëtar të Territorit me firmën e Kumbaros dhe Ramës: vendimi nr. 3, datë 23.10.2019, për grabitjen e tokave të banorëve të Baks-Rrjollit përmes kompanisë Gener2 të Bashkim Ulaj, dhe vendimi nr. 9, datë 08.02.2017, për Bexhet Pacollin në Divjakë.
Shkelja e Konventës Ramsar dhe thirrja për drejtësi
Vendimet e Kumbaros nuk shkelin vetëm ligjet shqiptare. Butrinti është zonë e mbrojtur nga Konventa Ramsar. KLSH-ja llogarit se Shqipëria, me këtë veprim, ka reduktuar pa të drejtë zonën Ramsar me 643.32 hektarë, pa njoftuar Sekretariatin e Konventës. "Ky reduktim është shkelje e konventave ndërkombëtare, që mund të sjellë penalitete," paralajmëron raporti.
Tani që Mirela Kumbaro ndodhet para SPAK-ut, këto fakte nuk mund të injorohen. Raporti i KLSH-së ofron një bazë të fortë provash se 802 hektarë nuk u hoqën për interes publik, por për t'i hapur rrugë përfituesve konkretë. /Pamfleti
Pamfleti do të vijojë të dokumentojë të gjithë baterdinë e Mirela Kumbaros dhe ortakëve të saj përfitues...
Karakirva qe u shperndan token e Shqiperise klyshve sllavomongol!
Dmth "500 hektarët me shegë të mikut rus të Edi Ramës, Oleg Deripaska"?! Ja ku po e copton Shqiperine dhe po ua ndane rusosllavomongolve Ramut qeni. A doni më shumë, o dele popull?
Sqenka hiq gje puna e shqiptarve dhe shqiptarisë. Durojnë si dele sundimin e Ramutve dhe Salehve, coptojne Shqiperine sikur qe Benin dikur bandat sllavogreke.
kjo kumbarja duket nga pamja qe ka shpirt grabitqar e ka ftyren si plakshtrige.
Vilat e shëmtuara të Al Star, janë kontribut i drejtpërdrejtë i .ministres Kumbaro që ndrroi ligjin pavarësisht se, sipas kushtetutës, traktatet ndërkombëtare në të cilat vendi ynë aderon, qëndrojnë mbi ligjet vendore Vilet janë ngjitur me Muriin e Demës (të bashkësisë qytetare të Butrintit, qytetit më të vjetër ilr) të braktisur në mëshirë të fatit. Është i vetmi mur në botë i shek. 5/4 para erës sonë, 8 m i gjerë me blloqe guri deri 3 m të gjatë dhe 2 m të lartë ku mund te kalojnë sup më sup 12 ushtarë hoplitë dhe tërë makinat e mundshme të luftës. Është thuaj 1 km i gjatë dhe e kanë quajtur deri Muri Kinez i Evropës. Me Auron Taren kemi bërë çmos për ta shpëtuar në Akademi dhe jashtë saj, por më kot . Ministrja Kumbaro qëndron shumë më lart në vendimmarrje se UNESKO. Tërmeti dhe murtaja janë forca të natyrës që fshinë çfarë u del para.
Laguna e Nartes nga zbatica, kthehet ne ' "Salt" toka e heshtur!! Njesoj si " Salt Lake City ". Kontraktoret i paskan dhene mikut te Putinit gropen e " Salt"... Nese Putini do te informohej per 200 rrenjet e sheges ne gropen e " Salt", nuk do ndihej mire.. Luca po ashtu, mbase do luante rolet ose ne " Shtepine tone" ose " Toka jone".. Kumbara i bekoi me " Salt" e Trump!
Prandaj paskan vendosur tableat aty ne Narta edhe ne gjuhen e greqirve sllavomongol, aty ku nuk ka fare greqirë...sepse ndikimi i Subash klushit qenka i madh. Si duroni keshtu, o shqiptarë!