TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 7 Maj 2026, 19:15

Deputetët 40 mln lekë në 4 muaj për naftë e bileta avioni; Kliti Hoti me makinë 70 mijë euro, merr rimbursim pasaporte

Shkruar nga Pamfleti
Deputetët 40 mln lekë në 4 muaj për naftë e bileta
Në rreth Kliti Hoti

Deputetët me pasuri "sheikësh, por marrin edhe 75 mijë lekë të vjetra për pasaportë...

Teksa çmimet po rriten dhe një pjesë e madhe e qytetarëve përballen me vështirësi financiare, të vetmit që nuk e vrasin fort mendjen për çmimin e naftës apo koston e jetesës janë deputetët e Parlamentit të Shqipërisë. Përveçse i rritën rrogat vetes, duke i çuar në mbi 300 mijë lekë të reja në muaj, nuk ngopen me dieta dhe udhëtime.

Sipas të dhënave të Kuvendit, për periudhën janar-prill janë shpenzuar në total për qejfet e deputetëve plot 40,608,208 lekë. Nga këto, 11,200,560 janë shpenzime për bileta avioni; 24,824,738 lekë për karburant; 1,178,610 lekë për ujë të pijshëm dhe 3,404,300 lekë për riparimin e makinave me të cilat lëvizin kryetari, nënkryetarët dhe personeli.

Por ajo që e bën më të dhimbshme situatën është se deputetët, edhe pse kanë miliona, kanë marrë nga 75 mijë lekë të vjetra rimbursim për nxjerrjen e pasaportave. Gjatë muajit janar kanë përfituar rimbursim për pasaportat: Adi Qose, Asfloral Haxhiu, Enriketa Jaho, Genti Lakollari, Ledina Alolli, Manjola Luku dhe Sara Mila.

Deputetët 40 mln lekë në 4 muaj për naftë e bileta
Përfituesit e rimbursimit të pasaportave

Ndërsa gjatë shkurtit dhe marsit, sipas të dhënave të bëra sot publike, kanë përfituar Ilgli Cara, Ardit Bido, Fidel Kreka dhe Kliti Hoti. Ky i fundit është biznesmen. Në ILDKPKI ka deklaruar pasuri miliona euro. Ka disa apartamente, aksione, makinë 70 mijë euro etj. Por, si duket, Kliti Hotit i “dhimbsen” ato 7.500 lekë dhe do t’i marrë nga taksat e qytetarëve.

Deputetët 40 mln lekë në 4 muaj për naftë e bileta
Përfituesit e rimbursimit të pasaportave

Sipas të dhënave të tjera, vetëm gjatë muajit shkurt janë shpenzuar nga buxheti 2,175,800 lekë si rimbursim telefoni; 4,503,499 lekë për karburant dhe 14,268,101 lekë për dieta. Ndërkohë, për pagat e deputetëve në muajin shkurt janë paguar gati 300 milionë lekë të vjetra.

Për muajin mars janë paguar në total për benefite të deputetëve 22,953,587 lekë, ndërsa për paga 29,315,533 lekë. /Pamfleti

Më poshtë pasuria e deklaruar e Kliti Hotit

Deputetët 40 mln lekë në 4 muaj për naftë e bileta

Deputetët 40 mln lekë në 4 muaj për naftë e bileta

Deputetët 40 mln lekë në 4 muaj për naftë e bileta

Deputetët 40 mln lekë në 4 muaj për naftë e bileta

 

kliti hoti deputete

8 Komente

  1. V
    Vetem Përzgjedhja Negative

    Kjo është arsyeja pse ai u bë deputet dhe unë jo! Ai erdhi për të shtrydhur familjen, unë ofroj shërbime për të fuqizuar familjet! "Përzgjedhja negative" është "ngërçi" më i madh në këmbët e Shqipërisë dhe arsyeja pse nuk mund të zhvillohemi! Keni ndonjë pyetje? Më çoni në një emision televiziv.

    1. e
      ert

      Nderkohe qe ketyre letyrave u rimbursohet edhe telefoni, nuk paguan TVSH per makinat, shpenzimet per pasaporta, rrogat nga 4 milione dhe shoferin tek b... kompanive nuk u quhet shpenzim karburanti megjithese kryejne sherbime e prodhojne produkte

      1. l
        llomi

        Ska cudi ktu, kur populli eshte kope bagetish delenxhinjte e politikes dhe qeverisjes bejne cfare tu doje suma. Se mos eshte kjo e vetmja rruge qe po na rrjepin leket e taksave tona. Tash ka mbet veç me na morr dhe shpirtn

        1. T
          Tarrasi

          Gjynah te shkeretet..per popullin mendojne 48/24 ndaj dhe duhet ndonje perfitim i vockel. Faturen e ujit kur do e shtojne te shpenzimet e rimursueshme? Nderkohe pensionet fillojne nga 10.000 leke, sa pasaporta qe u rimursohet keryre letyrave.

          1. V
            Visi

            Baballaret e kombit i kane bere ligjet per bythen e tyre! Nese ka Zot, uroj t'i hedhe syte nga keta dhe sa kane marre me pa te drejte, ilace i befshin!

            1. P
              Pensionistja.

              Çfar i duhen deputetët popullit të thjesht ,vetëm votën duan nga ne.Ligji kërkon që çdo shtet ka deputet por te neve deputetët jan shumë të angazhuar për zgjidhje e halleve të popillit,për të bër.ligjet e shtetit si duan ata.Pse nuk kemi dëgjuar një deputet të flas për hallet e popullit,për pensionistët etj.Mos tregoni pagat dhe dietat që merrni nga taksat tona,nuk i meritoni jan shumë të majme.Ngelët duke u zën në çdo seanc.Populli ju shikon ju dëgjon dhe jep dhe vlerësimin.

              1. G
                G.Xhika

                E sakte pasuri dhe vlera te medha parash qe i marrin nga taksat e popullit por nuk kan kuptuar nje gje qe ne fund vetem 2meter katrore pasuri kane per tu ngelur dhe me faqe te zeze do te te shkojne drejt parkimit te fundit.

                1. A
                  Andrea Reçi Rrëshen

                  Këta qenkan me të vërtetë njerëz shumë të varfër nga ana e pagesës, po ata persona që janë të operuar në kokë dy herë dhe marrin një pagesë raporte prej 120000 lekë të vjetra dhe ilaqet llogarite sa ju duhen në një muaj etj, etj . Turpi i mbuloftë hajdutat me kolare. Kjo është ajo që duan këta kriminel

                  Lini një Përgjigje