TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë13 Maj 2026, 11:45

Turpi i SPAK-ut: Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kabulli

Shkruar nga Pamfleti

Drejtësia e re, që u krijua për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, po godet një drejtues bashkie që u premtoi energjinë elektrike disa familjeve të lëna prej vitesh në errësirë, në vend të hetojë ata që i kanë vjedhur fondet e asaj linje elektrike…

Turpi i SPAK-ut: Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një

Kristjan Shkreli akuzohet për 'krim elektoral' sepse i lidhi kabullin energjisë banorëve të lënë në errësirë prej vitesh; ndërkohë që SPAK nuk hetoi se kush i vodhi fondet e asaj linje. Rasti qesharak u 'zbulua' dy ditë pasi Edi Rama e akuzoi publikisht kryebashkiakun. Sipas kësaj logjike, kryeministri, ministrat dhe gjithë qeveritarët që japin bonuse, asfalt rrugësh e qese ushqimesh në fushatë duhet të ishin në burg.

Më 12 maj 2026, në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, të akuzuar nga SPAK se gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit 2023 ka ndërhyrë për instalimin e kabullit të energjisë në lagjen e një fshati të kësaj bashkie.

Këtë ndërhyrje në shërbim të komunitetit, SPAK e konsideron favor për të siguruar vota nga banorët që u çoi kabullin e energjisë, por që faktikisht është detyrë e shtetit dhe këtë ka kërkuar e ka siguruar kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Kristjan Shkreli.

Ai nuk e ka bërë fshehurazi, por hapur duke u çuar energjinë elektrike banorëve të lënë në errësirë, ndërsa SPAK ka kërkuar krim elektoral dhe e ka çuar për gjykim, në vend që të hetojë dhe të marrë të pandehur ata që i kanë vjedhur fondet e asaj linje elektrike dhe nuk e kanë ndërtuar.

Drejtësia e re, që u krijua për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, po godet një drejtues bashkie që premtoi dhe u çoi energjinë disa familjeve, me akuzë penale, me të cilën SPAK, mjerisht, po turpëron veten duke u bërë qesharak.

Sipas logjikës së prokurorit të çështjes dhe drejtuesit të SPAK-ut që ka miratuar këtë procedim penal, duhen marrë të pandehur edhe kryeministri Edi Rama, ministrat, kryebashkiakët dhe drejtorët që gjatë fushatës elektorale u kanë dhënë bonuse pensionistëve.

Ata qeveritarë që kanë ndarë tapi legalizimesh e tokash, kanë falur gjoba, fatura energjie, kanë asfaltuar rrugë fshatrash, kanë vendosur kabina e linja elektrike, linja ujësjellësi dhe u kanë çuar qese me ushqime votuesve të varfër, e gjithë kjo quhet joshje për vota dhe i ndalon ligji zgjedhor, por Task Forca e SPAK-ut nuk i trajtoi si krime elektorale.

Për të justifikuar paprekshmërinë e krimeve elektorale të pushtetarëve, madje dhe përfshirjen e banditëve në fushatë e votime, SPAK shpiku si krim electoral për statistikë interesimin e Kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës, Kristjan Shkreli, te OSHEE, për t'u shtruar një kabull energjie banorëve të një fshati.

Ndoshta ky proces qesharak nuk ka lidhje me ndonjë porosi politike, por nuk është rastësi që SPAK "e zbuloi" këtë krim elektoral dy ditë pasi kryeministri Edi Rama e akuzoi Kristjan Shkrelin për lojë me dy porta gjatë fushatës dhe për pasoja të paparashikueshme ndaj tij./Pamfleti

 

kristian shkreli

1 Komente

  1. A
    Arben

    Ka bere premtim se do ju rregulloj kabullin elektrik te dritave dhe ky konsiderohet krim electoral!.Jane bere premtime dhe nuk jane mbajtur, me gjase edhe vjedhur, e se denoncuar kush necSpak. Kristiani te pakten I ka rregulluar, e ka mbajtur premtimin.

    Lini një Përgjigje