
Ministri Andis Salla, ka shumë përvojë në punë të pista me kriminelë e hajdutë tokash, të krijuar gjatë viteve kur ishte drejtor Burgu dhe jurist në Kadastrën e Elbasanit apo edhe kryebashkiak i Cërrikut…
Të gjithë ministrat e 13 viteve nën pushtetin e Partisë Socialiste, kanë qenë e janë edhe në vartësi e në shërbim të trafikantit të drogës Gjergj Luca, i cili i thërret dhe i përdorë kur të dojë e si të dojë për interesat e tij, ndërsa ata i rrinë “gati-tu”.
Nuk shkon trafikanti te zyrat e ministrave, por janë ministrat që shkojnë te restoranti e tij “Rozafa” në Fushë-Labinot të Elbasanit, ku duke ngrënë e pirë, i dorëzojnë dokumentat e pasurive, licencave dhe fondeve publike që i dhurojnë.
Fundjavën që kaloi, më saktë ditën e shtunë më 16 maj 2026, te restoranti i trafikantit Gjergj Luca, shkoi dhe Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, për gjoja bashkëbisedim në kuadër të zhvillimit ushqimor me standardet e BE.
Për ta servirur si vizitë pune, trafikanti Gjergj Luca, me tagrin që i ka dhënë Edi Rama, kishte urdhëruar Arbian Maznikun, a siç e quajnë tani Nesti Angoni, ministër i Pushtetit Vendor e drejtues politik i PS-ës për Elbasanin dhe deputeten Sara Mile, që të shoqëronin ministrin Andis Salla para kamerave e pastaj në restorant te pjatancat me peshk.
Kur të ofron peshk Gjergj Luca, dihet që e ka një hall të madh siç ka bërë me disa prokurorë e gjyqtarë; ose ka një interes përfitimi qyl; ndërsa ata që e “hanë peshkun” e tij, do të thotë se i kanë firmosur ato çfarë ka kërkuar.
Në rastin konkret, trafikanti kërkon 10 hektarë toka të tjera shtetërore në Labinot pranë fabrikës e restorantit “Rozafa Fish City”; tokë të cilën, sipas informacionit, Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka urdhëruar të bëhen letrat e nxjerrjes formale në ankand me 5 lekë/m2 qira në vit.
Nuk është çudi, që edhe ministri Andis Salla e “hëngri peshkun” e trafikantit Gjergj Luca; sepse dhe shumë ministra të tjerë, me urdhër të kryeministrit Edi Rama janë zhgrryer në restorantin e tij dhe i kanë firmosur vendimet e dhurimit të pasurive.
Por lidhja e ministrit Andis Salla në pazare me trafikantin Luca, nuk është e vështirë, mbasi ai ka shumë përvojë në punë të pista me kriminelë e hajdutë tokash, të krijuar gjatë viteve kur ishte drejtor Burgu e jurist në Kadastrën e Elbasanit si dhe Kryetar i Bashkisë së Cërrikut deri para 2 muajve që u emërua ministër./Pamfleti
Mos mer mos na e shpifni jeten me keta qelbesira se mjaft na e kane nxire.