TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë19 Maj 2026, 12:58

Zoti ministër, nuk flitet për drejtësi në një universitet ku administrator është Mark Molla, i dënuar 8 vite burg për vjedhje

Shkruar nga Pamfleti
Zoti ministër, nuk flitet për drejtësi në një
Toni Gogu /

Toni Gogu mbajti leksion para studentëve të juridikut në Shkodër, ndërsa në sallë ndodhej Mark Molla; i dënuar për falsifikime e vjedhje, me dosje penale për korrupsion nga koha e Ujësjellësit, i emëruar Administrator më 2 prill 2026 me urdhër të ministres Mirela Kumbaro, duke shkelur ligjin e Dekriminalizimit. Një ditë para se të mbushë moshën e pensionit...

Ditën e premte, më 15 maj 2026, Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ishte në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës, ku takoi drejtuesit dhe pedagogët dhe mbajti një leksion para studentëve të juridikut, me temë: "Drejtësia dhe integrimi i Shqipërisë në BE".

Mes drejtuesve që takoi Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në Universitetin e Shkodrës dhe që duartrokiti leksionin e tij për drejtësinë, ishte dhe Administratori Mark Molla, i dënuar me 8 vite burg për falsifikime e vjedhje.

Ministri Gogu e mbajti leksionin për studentët, duke u bërë moral për të qenë të drejtë e të barabartë në trajtimin e hetimeve dhe gjykimeve kur të futen në sistemin e drejtësisë, ose si juristë në administratën shtetërore.

Mirëpo, në rastin konkret, leksioni i ministrit të drejtësisë për drejtësi është i pavlerë, kur profesorët dhe studentët e Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër kanë Administrator një të dënuar me burg për falsifikime e vjedhje.

Me emërimin e tij, ligji për Dekriminalizimin e Administratës Publike është hedhur në koshin e plehrave nga Bordi i Universitetit, me shumicë përfaqësuesish të Ministrisë së Arsimit, që e emëroi të dënuarin Mark Molla, me urdhër arbitrar të ministres Mirela Kumbaro.

Për pozicione të tilla drejtuese, kriter kryesor është që zyrtari të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe të mos ketë asnjë abuzim në administrimin e institucioneve apo shoqërive shtetërore në detyrat e mëparshme.

Ndërsa Mark Molla, përveçse është dënuar 8 vite burg për falsifikime e vjedhje, ka disa dosje penale për korrupsion e vjedhje fondesh publike edhe kur ishte Administrator i Ujësjellësit të Shkodrës deri në muajin maj 2022, madje me vendim të KLSH-së është rekomanduar shkarkimi dhe përjashtimi i tij përgjithmonë nga administrata publike.

Por më 2 prill 2026, Mark Molla u emërua Administrator i Universitetit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës, me urdhër të Ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, megjithëse, përveç dënimit, më 20 maj 2026 plotëson moshën për pension pleqërie.

Ndërsa Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në atë universitet që administrohet nga një hajdut i dënuar me 8 vite burg, mbajti një leksion për drejtësi me standarde, si kusht kryesor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian./Pamfleti

 

toni gogu mark molla

3 Komente

  1. H
    Hari

    Po ku ka drejtesi ketu more!drejtesia ketu eshte e kapur nga shteti,dhe I Kane si ushtaret,c'te thote qeveria Ben drejtesia!per cfare Po flisni?per ke drejtesi?ketu qeveria firmos dhe vulos vete edhe per drejtesine,kot qe behen gjyqe,,sa per sy e faqe I bejne,per te thene qe kemi drejtesi gjasme por qe funksionon vetem mbi popullin dhe Jo mbi politikanet

    1. g
      gogla

      Po çfare pritet nga nje njeri qe Hajredin Pashen e beri hero kombetar ...... ?

      1. i
        ismir

        mark molla megaboss

        Lini një Përgjigje