TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë20 Maj 2026, 12:45

Aktiviteti kriminal i Call-Center në Tiranë nuk eleminohet, nëse policia nuk godet bosin e tyre, Olsi Rama

Shkruar nga Pamfleti
Aktiviteti kriminal i Call-Center në Tiranë nuk eleminohet, nëse
Olsi Rama /

Emri i Olsi Ramës si bos i rrjetit call-center në Shqipëri, u deklarua para drejtësisë gjermane, nga bosi i arrestuar i rrjetit “Milton Group”, izraeliti Mikhael Benjamin njohur me nofkën “Mishka”, por u zbulua dhe nga gazetari italian Luigi Pelazza me investigimin në Tiranë…

Goditja e aktivitetit kriminal call-center në disa pika ishte aksioni i parë me të cilin e filloi detyrën Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, në bashkëpunim me homologët italianë, gjermanë, austriakë e holandezë, shtetasit e të cilëve janë mashtruar e vjedhur nga rrjeti call-center në Shqipëri.

Policia arrestoi disa administratorë pikash call-center, sekuestroi pajisje kompjuterike e telefona në disa pika në Tiranë, por aksioni u ndërpre si me "pult" dhe aktiviteti kriminal vazhdon, duke mashtruar e vjedhur miliona euro të qytetarëve europianë.

Hetimet zbuluan se në shërbim të rrjetit call-center ishte vënë dhe kompania "One Albania", duke mos i dorëzuar drejtësisë emrat dhe adresat IP që përdoren për aktivitetin e paligjshëm, por ndaj pronarëve dhe drejtuesve të saj policia nuk bëri procedim penal.

Arrestimet gjatë aksioneve policore, denoncimet, dëshmitë, zbërthimi i telefonave dhe gjurmimi i rrjetit call-center çuan policinë në kupolën e këtij aktiviteti që nuk preket prej 12 vitesh.

Bëhet fjalë për Olsi Ramën dhe grupin e tij të menaxhuar nga Amant Josifi, që sipas hetimeve të EUROPOL-it, drejtësisë së Spanjës dhe SPAK-ut, kanë krijuar rrjetin kriminal call-center në Shqipëri.

Emri i Olsi Ramës si bos i rrjetit kriminal call-center në Shqipëri është deklaruar nga dy bashkëpunëtorët e tij, Erindi Pysqyli dhe Berlando Saraçaj, të arrestuar nga drejtësia spanjolle në Tiranë, gjatë aksionit të përbashkët me SPAK-un në nëntor 2022.

Të njëjtën lidhje dhe pozicion të Olsi Ramës me call-centerat në Shqipëri e ka konfirmuar para drejtësisë gjermane dhe bosi i arrestuar i rrjetit maltezo-gjeorgjian-izraelit "Milton Group", izraeliti Mikhael Benjamin, i njohur me nofkën "Mishka".

Këtë fakt e zbuloi dhe gazetari italian Luigi Pelazza, me investigimin e tij për aktivitetin call-center në Tiranë, ku, përveç kërcënimeve, konstatoi bashkëpunimin me drejtuesit e policisë, të cilët i njoftonin para se të bënin aksionet, ngaqë, sipas gazetarit italian, bosi është Olsi Rama.

Emri i Olsi Ramës si shefi i aktivitetit call-center doli përsëri edhe gjatë aksionit që policia e shtetit bëri në muajin prill 2026, por aksioni u ndërpre kur gjurmët, dëshmitë e të arrestuarve dhe provat e grumbulluara shkonin te Olsi Rama dhe grupi i afërt i tij.

Aktiviteti kriminal call-center po vazhdon dhe do të vazhdojë, nëse Policia e Shtetit nuk godet bosin Olsi Rama, emri i të cilit e detyroi të ndërpresë aksionin, ndërsa 3 vite më parë, ish-Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, ndërpreu hetimet ndaj Olsi Ramës e Amant Josifit./Pamfleti

 

olsi rama aktiviteti kriminal call center forex

1 Komente

  1. E
    Engjelli

    Kot lodheni sa kohe te jete i vellai Edi Rama ne krye te qeverise as qe do te guxoj kush ta godas Olsi Ramn. Skan sum keta prokurort tan me ba te tilla vepra qe mbesin ne histori, Keta jan prokuror e polic katuni, trima me te pambrojtmit sumpambuk me olset e ramutet. Do ti durojm gjersa te kpusin qafen nga pushteti. E sigurt eshte qe heret a vone tek Like florini e Erjoin fiku e kane venin. Pamflet ta lumsha qe i bi ktyre mostrave,

    Lini një Përgjigje