Vendosja e simbolikës fetare mbi shtatoren e Heroit Kombëtar ka ndezur reagime të forta, ndërsa kritikët e shohin si pjesë të një diskursi të qëllimshëm kundër identitetit europian të shqiptarëve...
Një provokacion i rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku shtatorja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti ‘Skënderbeu’ është mbuluar me një banderolë të Kurban Bajramit.
Banderola nuk është vendosur nga individë apo grupe të veçuara, por nga vetë Bashkësia Islame e Kosovës.
Ajo është shkruar në tre gjuhë: shqip, serbisht dhe turqisht, e vendosur në qendër të qytetit, çka e ka bërë këtë gjest të perceptohet si një provokacion i pastër.
Publicisti dhe shkrimtari Pal Shtufi thekson se është kaluar çdo kufi.
“PSE? Nuk po e kuptoj pse Bashkësia Islame duhet patjetër të përpiqet ta paraqesë Islamin si religjion anti-shqiptar. Aq shumë mundohen të na bindin se Islami dhe identiteti shqiptar nuk shkojnë bashkë. Pse?
Pse njëri duhet ta mbulojë tjetrin, në vend që të qëndrojnë përkrah njëri-tjetrit?
Pse këtë banderolë festive të Bajramit BIK-u nuk e ka vendosur anash, në njërin krah të Skënderbeut, por pikërisht mbi fytyrën e tij?
Kurrsesi nuk po e kuptoj gjithë këtë entuziazëm për të na dëshmuar se Islami dhe BIK-u janë kundër Skënderbeut, të cilin e respektojnë edhe vetë turqit. Mendoj se Naim Tërnava do të duhej ta dinte se këto veprime provokuese janë kundërproduktive edhe për vetë religjionin që ai përfaqëson. Pse, Naim?”, shkruan Shtufi.
Duket qartë se këto veprime të përsëritura nuk janë thjesht lajthitje të disa hoxhallarëve fanatikë apo të indoktrinuar.
Janë pjesë e një mënyre të studiuar veprimi dhe qëndrimi nga një institucion fetar, i cili po shkel frymën kushtetuese dhe po mbjell përçarje me vetëdije të plotë.
Në çdo rast kremtimesh fetare, në vend që të dominojë atmosfera e lutjes dhe gëzimit, sulmohen simbolikisht figurat më të rëndësishme kombëtare.
Gjergj Kastrioti ‘Skënderbeu’, Nënë Teresa apo rilindasit shqiptarë janë kthyer vazhdimisht në target simbolik.
E gjithë kjo nuk lidhet thjesht me folklorizëm apo polarizim fetar, por me një përpjekje të qartë për të goditur identitetin europian të shqiptarëve.
Është interesant fakti se sa shumë investohet në këtë propagandë: shtypen libra, financohen portale dhe media, por diskursi nuk po arrin të zërë rrënjë, sidomos tek brezi i ri.
Madje jo vetëm te të rinjtë, të cilët përgjithësisht janë laikë dhe të distancuar nga praktikat religjioze, por edhe te vetë praktikantët myslimanë.
Një njohës i mirë i mjediseve praktikuese në Tiranë, vetë besimtar praktikant, i cili preferoi të mos identifikohej, thekson se shumica e besimtarëve shmangin xhamitë dhe ambientet e kthyera në seli politike.
Sipas tij, në xhamitë kryesore të Tiranës janë grumbulluar qendra gravitacionale të shërbimeve sekrete turke, arabe, por edhe perëndimore, që operojnë për vëzhgim dhe ndikim.
Si pasojë, një pjesë e rëndësishme e diskursit publik aty është ndërtuar mbi provokacionin dhe reaksionin.
Që do të thotë se edhe vetë praktikantët myslimanë nuk e mbështesin këtë diskurs anti-europian dhe anti-identitar ndaj shqiptarëve.
Sepse ata e shohin fenë si një akt personal dhe shpirtëror, jo si instrument për demonstrim politik apo përplasje identitare./Pamfleti
Po vt, nuk i ngelet hatri Skenderbeut! E di se mut race i ka bashkatdhetaret. Kendej nga Prizreni po kthehen te gjithe otomane! Biles kam degjuar se gjuha primare eshte turqishtja e vjeter. Edhe nje statuje nuk dine ta hedhin ne 3d. E kane bere si ushtar sirian.
Përzierja më e mirë e tokës për kultivimin e Islamit = [Varfëria] [arsimi i ulët] [Islami hibrid i degjeneruar dhe i fabrikuar] [ligj dhe rend publik i dobët] [mungesë autoriteti rregullator për besimet] [ekonomi informale]. A ju kujtohen vendet që i kanë të gjitha këto në zonën tonë? Afganistani, Albanistan, Kosovistan, Bosnjaistan, Maqedonistan ne rajonin...
Pushteti qendror dhe ai lokal duhet te veproje, te heqin kete shumti qe ka si qellim shkombetarizimin e shqiptarve. Vepro, i Shqiperi. Dil me reagim!!
Bashkohem me kete shqetesim qytetar, qe pankarta e festes se Bajramit te vendoset ne ate menyre. Çfare ben Komuna e Prizrenit, ajo e ka detyrim administrimin e territorit te saj. Cdo gje pa leje, reklama, afishime etj duhet te vendosen me leje, ne vendet e duhura, ne te kundert ato duhet te hiqen. Ky eshte detyrim per shtetin dhe respekt per shqiptarizmen.