TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2026, 19:00

Takimi i Salianjit me demokratët, Hysen Kadiu akuza Berishës: Po mban peng PD-në, na servir deluzione

Shkruar nga Pamfleti
Takimi i Salianjit me demokratët, Hysen Kadiu akuza Berishës: Po mban
Takimi i Salianjit

Hysen Kadiu, fituesi i primareve të PD-së për qarkun e Tiranës, që u organizuan para zgjedhjeve të 11 majit, rezultati i të cilave nuk u respektua nga Sali Berisha, u shfaq sot në krah të Ervin Salianjit, që duket se do të vijojë betejën e tij në Partinë Demokratike, edhe pse konsiderohet si i vetëpërjashtuar nga mbështetësit e ish-kryeministrit.

Salianji organizoi një takim në Tiranë pasditen e së premtes, rreth 1 javë nga referendumi që rikonfirmoi Sali Berishën si kreun e PD-së, ndërsa nuk u lejuan të garojnë për këtë pozicion disa emra, përfshirë edhe vetë ish-deputetin.

Në takimin e Salianjit me demokratët që e mbështesin në Tiranë, Kadiu ka kritikuar mënyrën se si po drehtohet Partia Demokratike, ndërsa ka bërë thirrje për një ndryshim rrënjësor të sistemit që funksionon brenda partisë, përpara se të kërkohet ndryshimi i qeverisë.

Kadiu u shpreh se opozita nuk mund të pranojë më iluzione e premtime të rreme, në një kohë kur vendi lëngon prej vitesh në një krizë të thellë pa shpresë.

“Garancia e vendit tonë nuk mund të mbahet peng në një krizë 13-vjeçare, pa asnjë shpresë për t’u ngritur. Ne e kundërshtojmë këtë realitet të pashpresë. Nuk mund të pajtohemi me deluzione që na serviren, sepse besojmë se ky vend ka ende idealistë që nuk tunden dhe nuk tuten, që nuk shiten e nuk blihen as nga pazaret e interesat e politikanëve tanë. Ju që na jeni bashkuar sot, jeni këta idealistë,” deklaroi ai.

Kadiu vuri theksin te domosdoshmëria e një reformimi të thellë të brendshëm në Partinë Demokratike, duke i cilësuar të pranishmit në sallë si shtyllën kurrizore dhe shpirtin e vërtetë të kësaj force politike.

“Besojmë edhe te vendosmëria që sistemet t’i shembim së pari në shtëpinë tonë, në PD. Të ndryshojmë realitetit e vendit tonë duke ndryshuar atë të shtëpisë sonë. Shtëpia jonë ka nevojë të shpëtohet! Ndoshta nuk njihemi të gjithë me emra, por fytyrat janë familjare me njëri-tjetrin. Ju jeni njerëzit që përbëni jo vetëm shtyllën kurrizore të PD-së, por edhe shpirtin e saj,” tha Kadiu.

hysen kadiu pd berisha salianji

Lini një Përgjigje