Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar sërish situatën në Spitalin e Lushnjës, duke ngritur shqetësime për gjendjen e ambulancave që përdoren për shërbimin e urgjencës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Korreshi pretendon se mjetet e flotës së ambulancave janë jashtë standardeve të kërkuara, pa kontroll teknik dhe pa mirëmbajtjen e nevojshme, duke rrezikuar sipas tij sigurinë e qytetarëve.
“Mender Flota e Ambulancave të Spitalit Lushnje.
Jashtë çdo standardi, pa kontroll teknik (kolaudim) dhe pa shërbime duke rrezikuar jetë e qytetarëve!
Pagesa për orët shtesë shqetësim për shoferat që duhet ti përshëndes për punën e palodhur me mjete mizerabel!
Alooo 127 dhe të përgjigjet Tirana
edhe pse ti urgjencën e ke në Lushnje!!”, shkruan Korreshi.
Përveç gjendjes së ambulancave, deputeti ndalet edhe te problematikat që lidhen me pagesën e orëve shtesë për shoferët, të cilët, sipas tij, vazhdojnë të kryejnë detyrën në kushte të vështira dhe me mjete të amortizuara.
Bravo z. Koreshi kjo po që është mënyra më bio e të bërit politik, porgjëjaqë më habit është që pse se ndjekin këtë model të deleguarit e qarqeve apo çdo deputet apo kr partie?