
Gazetari Lavdrim Lita ka deklaruar se brenda selisë blu ka pasur deputetë që i kanë paraqitur dorëheqjen Sali Berishës, por kryedemokrati s’ua ka pranuar.
Gazetari tha se një prej deputetëve i ka thënë Berishës, se ky i fundit duhet të përmbysë skemën që emëron humbësit në pozicione drejtuese.
Sipas Litës, Berisha i ka premtuar ligjvënësit se gjërat në parti do të ndryshojnë.
“Ka deputetë që kanë dhënë dorëheqjen dhe z.Berisha nuk ua pranon! Një i kanë thënë nëse ti nuk e përmbys këtë skemën e emërimit të humbësve, unë do iki nga PD. Ai i ka thënë ‘prit se do ndryshojnë gjërat’. Mund ta them edhe emrin se kush e ka dhënë dorëheqjen. Në atë parti s’mund të shkohet me ndryshime statutore të bëra nga një person që është kryearkitekt i humbjes në qarkun e tij, siç janë disa të tjerë. Aty duhet vendosur meritokracia. Kush fiton merr poste dhe detyra më të larta, sepse i jep edhe besim qytetarëve. PD ka një problem me fitoren”, tha Lita në emisionin “Off the Record” .
Ndërkohë sot kreu i PD-së ka zhvilluar një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias, ku ka deklaruar se çështje themelore e takimit ishte ligji për financimin e partive.
Berisha theksoi se në zgjedhjet e fundit, në rrafshin e financimit nga paratë e buxhetit, diferenca mes dy partive kryesore ka qenë minimumi 700-1000 herë.
“Ne ishim në një takim me Delegacionin e Komisionit të Venecias në të cilin kërkojnë mendime dhe opinione të forcave politike para se ata të shprehin rekomandimet për ligjin e financimit të partive. Theksuam se çështja e financimit të partive është çështja më themelore e procesit zgjedhor dhe konkretisht me fakte provuam se në këto zgjedhje, në rrafshin e financimit nga paratë e buxhetit, diferenca mes dy partive kryesore ka qenë minimum 700-1000 herë.
Pra barazia ishte në mijëra herë me para buxheti shto këtu edhe mbi 500 milionë prokurime të ndaluara me ligj gjatë fushatës elektorale. Për të gjitha këto farsa ishte më e shëmtuara që kishin parë ndonjëherë. Problem tjetër themelor është armiqësia e institucioneve ndaj opozitës. Është shkallë e tmerrshme e pilitizimt të kaq dhe Skapit të partisë”, tha Berisha
Lini një Përgjigje