TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2026, 10:23

Reforma zgjedhore, Berisha flet pas takimit me ekspertët e “Venecias”: Patronazhistët problemi kryesor

Shkruar nga Pamfleti
Reforma zgjedhore, Berisha flet pas takimit me ekspertët e
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur për mediat pas takimit me ekspertët e Komisioni i Venecias.

Berisha deklaroi se nuk ka ende një draft të dakordësuar mes PS dhe PD për reformën zgjedhore, ndërsa vlerësoi raportin dhe rekomandimet e ODIHR.

Ai theksoi gjithashtu se çështja e depolitizimit të administratës zgjedhore mbetet një temë që do të negociohet.

“Unë s’di të këtë asnjë draft të përbashkët mes PD dhe PS. ODIHR ka sjellë rekomandime të shkëlyera. I mbështes plotësisht. Ka bërë një raport të shkëlqyer që ne e marrim shumë parasysh. Presim edhe rekomadimet e Komisionit të Venecias. Nuk di asnjë dakordësie deri më sot mes drejtuesve të reformës zgjedhore. Problemi i depolitizimit të administratës zgjedhore do negociohet. Ju e morët vesh që patronazhistët u bënë personazh i urryer në raportin e IBAR. A e patë raportin ku damkoseshin rrjetet e patronazhistëve?”, tha Berisha. 

reforma zgjedhore ekspertët e “venecias”

Lini një Përgjigje