TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2026, 11:57

Rama reagon për Zvërnecin: Lajm i rremë! Shteti s'po fal asgjë, është pronë private

Shkruar nga Pamfleti
Rama reagon për Zvërnecin: Lajm i rremë! Shteti s'po fal
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet se shteti po fal Zvërnecin, duke i cilësuar ato si lajme të rreme.

Sipas tij, zona në fjalë është pronë private prej kohësh dhe nuk bëhet fjalë për transferim apo dhurim të pronës shtetërore.

“Është ngritur një lajm i rremë sikur shteti po fal Zvërnecin. Shteti nuk po fal asgjë sepse shteti aty s’ka asgjë. Ajo është një pronë private denbabaden. Investitorët e përfshirë në atë proces janë tejet serioz, që atë pronë e kanë marrë nga privati. Shteti është pjesë e projektit dhe do të jetë aty, dhe toka e ishullit do të jetë aty, e shtetit shqiptar”, tha Rama.

Këto deklarata u bënë gjatë prezantimit të kompanisë Albanian Digital Solution Sh.A., një nismë që, sipas kryeministrit, ka për qëllim modernizimin e shërbimeve publike dhe nxitjen e inovacionit teknologjik në Shqipëri.

 

rama lajm i rreme zverneci

1 Komente

  1. T
    Tironci

    Ore legen, po kush e paska gjithe kete prone private? Po dhe ne e ka kush ja dha se shteti spo na jep gjo ne pronareve te tjere nga ato qe na jane marre? Kush te do qejfi ty e merr pronen prape dhe kush s'te do qejfi ty nuk e merr.

    Lini një Përgjigje