“Albanian Digital Solutions”, është një kompani 100% shtetërore që do të veprojë paralelisht me AKSHI-n.
Pas skandalit të korrupsionit me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme shoqërinë e re shtetërore “Albanian Digital Solution” (ADS).
Sipas qeverisë kjo kompani shtetërore synon të forcojë inovacionin teknologjik dhe të modernizojë më tej shërbimet publike në vend.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë nismë si pjesë të “revolucionit dixhital” dhe një domosdoshmëri të fazës së re të zhvillimit të qeverisjes elektronike në Shqipëri. Sipas tij, krijimi i ADS vjen si përgjigje ndaj nevojës për të ndarë më qartë funksionet e standardizimit dhe kontrollit të sistemeve nga vetë zhvillimi dhe mirëmbajtja e tyre teknike.
“Albanian Digital Solution do të zhvillojë sisteme pa patur gjithmonë nevojë që shteti t’i drejtohet privatit. Me ambicien që shteti të krijojë kompaninë më të suksesshme publike të zhvillimit të sistemeve dhe mirëmbajtjen e tyre. Kompania të ketë kapacitetin të kthehet në një hapësirë për të gjitha talentet dhe të ketë pagat më të larta në tregun e shërbimeve dixhitale. Kapaciteteve brenda dhe jashtë vendit t’u ofrojë mundësinë që jenë pjesë e saj. Një kompani që të jetë garanci për institucionet e vendit, që s’mund të mbeten peng i privatëve në mirëmbajtjen e sistemeve të tyre. Brenda një harku 3-vjeçar do t’i kursejmë shtetit një shumë të barabartë me shumën që sot shkon për mirëmbajtjen”, tha Rama.
Sipas Ramës, krijimi i ADS do t’i japë fund varësisë së shtetit nga kompanitë private për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve digjitale. Ai deklaroi se kompania e re do të funksionojë me standardet më të larta të tregut teknologjik, duke ofruar paga konkurruese për ekspertët dhe programuesit shqiptarë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Kryeministri shtoi se ambicia e qeverisë është që ADS të kthehet në kompaninë më të suksesshme të tregut digjital në vend, e fokusuar ekskluzivisht në shërbimet publike.
Rama bëri të ditur gjithashtu se, sipas parashikimeve të qeverisë, brenda tre viteve ADS pritet t’i kursejë buxhetit të shtetit një shumë të konsiderueshme financiare, të barabartë me kostot aktuale të mirëmbajtjes së sistemeve elektronike. Ai theksoi se kjo qasje e re do të bëjë që kompanitë private të orientohen më shumë drejt tregut privat, ndërsa shteti do të ndërtojë kapacitetet e veta teknologjike përmes kompanisë së re.
Rama vlerësoi ecurinë e deritanishme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke theksuar se nga një numër i kufizuar shërbimesh, sot platforma e-Albania ofron mbi 1200 shërbime online dhe përdoret nga miliona qytetarë. Ai solli në vëmendje edhe rolin kyç të saj gjatë pandemisë, kur shërbimet dixhitale u bënë thelbësore për funksionimin e administratës.
Edi rama mos fismos ligje te salws per toka ne juge dhe ne veri .shqiperia as e grwgu as dhe rusi serbi 8straeli dhe dubai mund te kercasi luffta midis 6 shtete1 lufta me istraeli 2lufte me rusi 3 lufta me maqedoni 4 lufta me gregu dhw malazezi
Pa i vjedhur cdo qindarke ketij populli, pa i privatizuar permes grabitjeve e rrembimeve cdo centineter toke dhe pa shitur e falur tek te huajt cdo gur te trojeve shqiptarem , nuk do te heqi dore Edi Rama me Sali Berishen. Ju te dashur shqiptare, vetem bejeni sehir dhe merrni qen e mace dhe shkoni ne toke te huaj! Rama me familjaret dhe Berisha me familjaret jane kthyer ne cerdhe gjarperinjsh te gateshem te kafshojne dhe helmojne gjithkend. Rreth tyre jane koloni oligarkesh te gatshem te hane dhe njeri tjetrin dhe me grupet e gangstereve te luftojne gmithkend qe i pengon kur u rrembejne pronat per te bere ndertime me lejet e Rames.
U DJEGSHI.
Po cne dreqin E Albania nuk menagjohet se mbrendshmi po u ipet me koncesion dhe vuu lum tendrat