TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2026, 11:52

Hetimet nga SPAK, Rama krijon simotrën e AKSHI-t; kompani shtetërore për tenderat dhe teknologjinë digjitale

Shkruar nga Pamfleti
Hetimet nga SPAK, Rama krijon simotrën e AKSHI-t; kompani shtetërore
Kryeminsitri Edi Rama

Kryeminsitri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme krijimin e “Albanian Digital Solutions”, një kompani 100% shtetërore që do të veprojë paralelisht me AKSHI-n.

Njoftimi vjen në momentin kur AKSHI ndodhet nën hijen e hetimeve dhe kritikave për tenderat, sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e sistemeve publike.

Edi Rama doli në konferencë për kapitullin 5 të negociatave me BE-në, “Prokurimi publik”, por sinjali real politik ishte tjetër. Kryeministri konfirmoi krijimin e një strukture të re shtetërore për teknologjinë digjitale, të quajtur “Albanian Digital Solutions”, e cila do të funksionojë e ndarë nga AKSHI.

Praktikisht, Rama po krijon një simotër të AKSHI-t, në një kohë kur institucioni që menaxhon sistemet shtetërore digjitale është përfshirë në debate të forta pas sulmeve kibernetike, procedurave të tenderave dhe interesimit të SPAK për kontrata të caktuara.

Kryeministri u përpoq ta paraqesë projektin si pjesë të procesit të integrimit europian dhe reformës së prokurimeve publike. Sipas tij, sistemi i ri do të garantojë transparencë dhe gjurmim të plotë të procedurave.

“Çdo njoftim do të publikohet njëkohësisht në Tender Europian Daily. Do të jemi tërësisht në një fazë tjetër”, deklaroi Rama, duke e lidhur projektin me objektivin politik “Shqipëria në BE 2030”.

Por pjesa që tërhoqi më shumë vëmendje ishte distancimi i qartë nga AKSHI.

Rama deklaroi publikisht se “AKSHI nuk është më i vetëm”, duke konfirmuar se kompania e re do të ketë rol të pavarur dhe do të rekrutojë specialistë me paga më të larta se tregu.

Në thelb, qeveria po ndërton një strukturë të re paralele, me financim total shtetëror, në një sektor ku deri tani kontrolli ka qenë i përqendruar te AKSHI. Dhe kjo ndodh pikërisht në momentin kur opozita dhe ekspertët kanë ngritur pikëpyetje për mënyrën si janë menaxhuar milionat e teknologjisë dhe kontratat publike.

Rama tha se “Albanian Digital Solutions” do të synojë të marrë “më të mirët e tregut” dhe ta kthejë teknologjinë në motor të administratës shtetërore. Por mbetet e paqartë se çfarë kompetencash konkrete do të ketë kompania e re dhe si do të ndahet përgjegjësia me AKSHI-n.

hetimet nga spak

2 Komente

  1. J
    Jeta

    Nje manovër e re pluhurhedhje ne stilin djallëzor grekoshkja.

    1. J
      Jati

      Fix ai firma piramidale. I nderron emrin dhe vazhdon vjedhja

      Lini një Përgjigje