TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2026, 11:23

Kapitullin 5 i BE, Rama: Shqipëria kalon mesataren europiane për prokurimet publike

Shkruar nga Pamfleti
Kapitullin 5 i BE, Rama: Shqipëria kalon mesataren europiane për
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në kuadër të Kapitullit 5 të negociatave me Bashkimin Europian, që lidhet me “Prokurimin Publik”.

Sipas kryeministrit,vendi ynë paraqitet pozitivisht në disa prej indikatorëve kryesorë të përcaktuar nga BE-ja për konkurrueshmërinë dhe transparencën në procedurat e prokurimit publik.

Rama përmendi faktin që në BE mesatarja e kontratave me një ofertues përbën 32,3 për qind të kontratave, ndërsa në Shqipëri janë në masën 23,5 për qind, 

“Nëse e vendosim në kontekst pozicionin e vendit tonë në indikatorët kryesorë që përcakton BE për konkurrueshmërinë, po të shohim tabelën, nëse në mesatare kontratat me një ofertues të vetëm janë 32.3% të kontratave në vendet e BE-së, për Shqipërinë ato janë në masën 23.5%. Nëse në listën e vendeve anëtare ka shumë vende që fillojnë nga 57% e zbresin deri në 38%, Shqipëria është midis tyre dhe vendeve si Suedia apo Gjermania. Vendi ynë është mbi këto, me shumë pak pra, 23.5%.

Edhe në numrin e ofertuesve për procedura, që raporti e përcakton si 3.2 ofertues, Shqipëria është me 3.7 ofertues mesatarisht dhe më tutje në Shqipëri, në vitin 2025, numri i prokurimeve publike që janë mbyllur me fitues dhe kanë pasur vetëm një ofertues është 12%, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 14%.

Të gjitha këto nuk thonë asgjë më shumë e asgjë më pak se fakti që Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar të përparimit në këtë fushë dhe, nga ana tjetër, në pozicionin e saj në tryezën e negociatave me BE”, deklaroi Rama.

kapitullin 5 i be rama prokurimet publike

1 Komente

  1. O
    O

    mut mut. futen kot e terhiqen se kane bere cartel e collusion qe te fitoje i tyri sa me shume. po dal te shohin se mos ka ndonje hyrje te re e ta rrembejne qe ta kercenojne te terhiqet.

    Lini një Përgjigje