Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka vijuar akuzat ndaj Sali Berishën për mbyllje të garës së brendshme dhe kontroll të procesit politik në parti.
Në një takim me mbështetës në Peshkopi, Salianji deklaroi se kandidimi i tij është bllokuar pa një vendim zyrtar, pasi sipas tij, drejtuesit e PD-së kishin frikë nga një përballje elektorale.
Ai tha se nuk iu dha mundësia për të garuar, ndërsa shtoi se një proces i hapur do të sillte energji të re në parti dhe do ta kthente PD-në në një forcë konkurruese përballë socialistëve.
Salianji e cilësoi situatën si deformim të procesit politik brenda Partisë Demokratike dhe tha se kjo po ndihmon indirekt kryeministrin Edi Rama.
Ish-deputeti kritikoi edhe qëndrimin e Berishës pas humbjeve zgjedhore, duke e konsideruar mungesë përgjegjësie politike faktin që ai nuk ka dhënë dorëheqjen.
Gjatë fjalës së tij, Salianji hodhi dyshime mbi aftësinë e drejtuesit të PD-së për të përballur Ramën në zgjedhje, duke deklaruar se nëse Berisha shmang garën brenda partisë, nuk mund të pretendojë fitore në nivel kombëtar.
Ai akuzoi drejtuesit aktualë se po përjashtojnë mendimin ndryshe dhe po e çojnë Partinë Demokratike drejt tkurrjes për interesa personale.
Në fund, Salianji kërkoi hapjen e partisë, lejimin e fraksioneve dhe ndërtimin e një përfaqësimi më të gjerë politik brenda PD-së.
Ervin Salianji: Lidershipi mbylli garën, kontrollon proceset dhe mbron interesat personale të veta. Në vend të hapjes kemi mbylljen, në vend të konkurrencës tentohet përjashtim, në vend të rregullave arbitraritet.
Pavarësisht një fushate 5-mujore në të gjithë vendin dhe mbështetjes së gjerë që kemi nga anëtarësia, ju e patë
që kandidimi im u bllokua pa asnjë vendim formal, nuk u dha as e drejta minimale për të garuar sepse Sali Berisha e di siç e di e gjtihë Shqipëria që me zgjedhje unë do ta mundja, që energjia në të gjithë Shqipërinë do të ishte ndryshe, që PD do të bëhej fituese. Kjo nuk është vetëm një padrejtësi që i bëhet një individi, por deformimi i procesit për t’i shërbyer Edi Ramës.
Ai është pengesë për ndryshimin. Shkelja hapur e statutit dhe premtimeve që i ka dhënë edhe këtu në Dibër, për mosdorëheqjen pas humbjes tregon qartë mungesë përgjegjshmërie dhe refuzim të rregullave bazë mbi të cilat funksionon një parti politike. Shumë me të drejtë do të thonë atë që po them unë këtu, kur Sali Berisha nuk më mund dot mua duke patur listën, burimet financiare, mediat, regjimin, si do ta mundësh Edi Ramën o zotëri?! Se sikur të mos mjaftojnë këto, përjashton të gjithë kundërshtarët, të gjithë zërat ndryshe. Duan ta shuajnë PD-në, por ne nuk do ta lejojmë.
Sa me pare te largohet PLERA