TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2026, 10:14

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit në Bruksel, BE 200 mln euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi

Shkruar nga Pamfleti
Ministrat e Jashtëm të Ballkanit në Bruksel, BE 200 mln euro
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian zhvilluan këtë të hënë në Bruksel një takim me homologët nga Ballkani Perëndimor.

Në fokus të diskutimeve ishin marrëdhëniet mes BE-së dhe rajonit, procesi i zgjerimit, lufta në Ukrainë, situata në Lindjen e Mesme dhe sfidat e sigurisë me të cilat përballet aktualisht Bashkimi Evropian.

Gjatë takimit, Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, njoftoi se Bashkimi Evropian do të kalojë në ditët e ardhshme rreth 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Në zbatimin e Planit të Rritjes gjithçka po ecën mirë dhe në ditët në vijim do të disbursojmë afro 200 milionë euro për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Gjithashtu po sjellim rezultate konkrete sa i përket integrimit gradual, pasi, siç e dini, javën e kaluar Serbia iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në SEPA”, deklaroi Kos.

Ajo shtoi se në Bruksel po diskutohen edhe hapat e mëtejshëm të integrimit për Shqipërinë dhe Malin e Zi, të cilat konsiderohen dy vendet më të avancuara të rajonit në negociatat për anëtarësim në BE.

Komisionerja europiane foli gjithashtu për samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor, i planifikuar të mbahet më 5 qershor në Podgoricë.

“Ndërkohë po përgatisim Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Podgoricë më 5 qershor, dhe pres një angazhim shumë të fortë nga të gjithë kandidatët e Ballkanit Perëndimor për të qëndruar të palëkundur në rrugën evropiane”, u shpreh Kos.

be 200 mln euro për shqipërinë

Lini një Përgjigje