TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2026, 18:48

"Dhunues i demokracisë"/ Rama thumbon Berishën: Fute në burg politik Fatos Nanon, nuk ta kthyem revanshin

Shkruar nga Pamfleti
"Dhunues i demokracisë"/ Rama thumbon Berishën: Fute në
Edi Rama

U përballën me rrezik të drejtpërdrejtë për jetën, nuk imagjinohet sot, por PS në opozitë mbijetoi në një errësirë ku kishte vetëm një ekran televizori dhe në atë ekran, ishte vetëm RTSH, ku PS mund të shfaqej përmes përfaqësuesve të vet për shumë pak sekonda dhe në ato pak sekonda fytyra mbulohej nga komenti denigrues i RTSH...

Kryeministri Edi Rama nga Dibra nuk ka kursyer batutat, por edhe akuzat ndaj opozitës së Sali Berishës, teksa i ka thurur elozhe liderit historik të socialistëve, të ndjerit Fatos Nano. Në 35 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, Edi Rama ka nisur një tur takimesh me anëtarësinë e kësaj partie, teksa ka sjellë në vëmendje historikun e kësaj force politike nga mbijetesa politike te përballja me dhunën nga regjimi i parë i Berishës, te mbrojtja e interesit kombëtar.

Gjithashtu Rama tha se pas ardhjes në pushtet, Partia Socialiste dhe lidershipi i saj, nuk u sollën me shqiptarët dhe me kundërshtarët politikë, ashtu sikundër Berisha u soll ndaj tyre kur ishte në pushtet.

PS nuk kërkoi revansh, por shtet të së drejtës. PS doli nga një opozitë ku kthimi i saj në krye të vendit u bë në të njëjtat ditë me daljen e liderit të saj nga burgu. Ku u mbajt padrejtësisht dhe ku u fut politikisht, por në asnjë moment nuk la të kuptohej ai vetë dhe i gjithë lidershipi ndonjë qëllim për tu hakmarrë, duke fut në burg të burgosurin e vet.

Por përkundrazi nisi një rrugë më të vështirën, për të krijuar kushtet që burgosjet politike të mos përsëriteshin më kurrë në Shqipëri. Nëse do kishte drejtësi, drejtësinë ta bënte drejtësia dhe jo politika. Kjo është një rrugë që bashkon aspiratat e shqiptarëve që janë të lidhura me Europën. Kjo e bën PS të vetmen forcë europianizuese të këtij vendi”, tha Rama.

Në vijim Kryeministri, njëherazi edhe kryetar i PS-së, tha se kjo parti nuk është shfaqur asnjëherë dhunuese në shoqëri dhe ndaj kundërshtarëve të vet.

“Shumë shpesh, PS është kritikuar nga vetë socialistët. Lidershipi i PS është kritikuar nga vetë militantët e PS-së pse është i butë dhe tolerante në momente që kanë qenë momente kthesash të mëdha dhe poshtërimesh të mëdha. Socialistët dhe ata që u poshtëruan dhe u shkelën me këmbë për vite me radhë, panë se si shkelësit me këmbë vazhduan pa i hyrë gjë në këmbë. Në këtë dobësi qëndron forca e madhe e PS, te raportet me shoqërinë dhe demokracinë”, tha Rama.

Ndërsa theksoi se PS ka vërtetuar se është e vetmja forcë politike që ka një marrëdhënie të kristaltë me interesin kombëtar, Rama solli në vëmendje periudhën e luftës në Kosovë, ku sipas tij, Sali Berisha në një anë bombardonte me akuza Fatos Nanon si agjent të Beogradit dhe në anën tjetër kishte furnizuar me karburant makinerinë e luftës së Millosheviçit.

Në këto 35 vite, PS ka shënuar disa gjëra shumë të rëndësishme në librin e jetës politike shqiptare.  Ka provuar më shumë se një herë se është e vetmja forcë politike që ka marrëdhënie të kristaltë me interesin kombëtar. Shembulli më kulmor është i lidhur me atë periudhë kur PS dhe lideri i saj historik, Fatos Nano, bombardoheshin si të lidhur me Beogradin”, u shpreh Rama.

Në fjalën e tij, Edi Rama riktheu në vëmendje edhe atë që e konsideroi si masakra zgjedhore e 1996-ës dhe dhunën e ushtruar nga pushteti i Sali Berishës, kundrejt opozitës socialiste. Rama tha se PS mbijetoi në një errësirë, duke kujtuar edhe djegien e gazetës Koha Jonë më 3 mars 1997. Rama tha se ata që sot sillen sikur kanë sjellë demokracinë, jo vetëm që redaksinë e gazetës e bënë shkrumb e hi, por dhunuan edhe gazetarët që i çuan në polici zvarrë.

“U përballën me rrezik të drejtpërdrejtë për jetën, nuk imagjinohet sot, por PS në opozitë mbijetoi në një errësirë ku kishte vetëm një ekran televizori dhe në atë ekran, ishte vetëm RTSH, ku PS mund të shfaqej përmes përfaqësuesve të vet për shumë pak sekonda dhe në ato pak sekonda fytyra mbulohej nga komenti denigrues i RTSH.

Ndërkohë që e gjithë fryma opozitare, kishte vetëm një pasqyrë, vetëm Koha Jonë, që ata që krenohen si sjellësit e lirisë dhe demokracisë, e bën shkrumb e hi duke e djegur dhe duke i marrë zvarrë të gjithë gazetarët që ishin aty brenda e duke i çuar në polici”, tha Rama.

Dhe gjithashtu Kryeministri, njëherazi edhe kreu i PS-së, nuk nguroi që të kujtojë batutat e tij me dibranët, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamanetar të 11 majit 2025.

"Unë nuk e kisha pritur që faktikisht të gjithë çyrykët do të provokoheshin dhe do të hidheshin përpjetë dhe do të thonin nuk jemi çyrykë, po burra, dhe të gjithë burrat shkuan pas grave dhe do ta nxirrnin nga kutitë e votimit fitoren më të madhe ndonjëherë për PS.

Ai ka qenë edhe një moment tjetër i daljes në pah të mençurisë së kësaj zone, që për një sërë arsyesh ndihem shumë i lirë dhe më vjen mirë që kjo lidhje materializohet dhe me dëshminë e ardhjes", tha Rama. /Pamfleti/

 

edi rama sali berisha dibra

4 Komente

  1. H
    Halon Selmani

    Km Rama eshte nje mashtrues pathologies , se pari ne se do ishte per Reva revansh hakmarjen do e kishte Bo vete Nano qe ishte 8 vite ne pushtet dhe skishte he ne dore Rama qe ishte Bisho legenit tek ps . Se duty ne nje emission me Fevziun Nano Berisha , Berisha I tha ne sy Nanos se ne burg ti e Di shume mire kush Te ka fut dhe nuk te futa une , Nano nuk foli asnje fjale . Se treti me qe foli per burg politik Rama duhet te prononcohet per burgosjet politike Te Metes pa fakte , burgosjet e Berishes me 1 vit arrest shtepine , pa fakte e prova sa qe gjyqi eshte be me sketc humoristike I drejtesise qe komanndohet nga Rama , Mediu ne nje gjyq kot se moto ku fairer Jane Denise ne get e meparshme , Rama Te gjithe opoziten e ka Burgos qe Te vendors narkodiktaturen dhe narkoshtetin me Te burgosur politik

    1. N
      Ndërgjegjja

      Kryeministër,populli shqiptar nuk do të të shohë më me sy dhe të të degjojë në media e kudo. Largohu sa nuk është vonë,se nuk të mban më as Saliu jot i dashur për jetë të jetëve.LARGOHU!

      1. T
        Trimi

        Nuk mjafton te tregosh,por te veprosh,dhe berisha e ka mbush kupen me koh…me 21Janarin kupa u derdh.Por mazhoranca,e ka tmer fuqin ekonomike te tije.Berisha,po i shkele ne kallao sta fal…dhe nje dite kur gjethja thahet,dhe bie…ai e grin e ben pluhur..e keshu mijonat shkojne per lesh….ndaj POLITIKA KA LIGJE PA ZE….ku UJQERIT E DINE MIRE ATE ,NDAJ NUK HANE KURE NJERI TJETRIN.keshtu do te shahen grihen ne kuvend…por deri aty…BERISHA SBURGISET KURE ASE I KONFIKSIHET ASNJE FIJEVFLOKU.SE VET SISTEMI QE KANE NGRITUR,E MBRON HERMETIKISHT ATE FAMILJEN E TIJE DHE PASURIN. ndaj perallat me zhurm blete do vazhdojne gjat….eee avash avash ato do shuhen si dallget e veresvne breg…

        1. B
          BP

          Emocionet që të ngjallë shoku E. janë emocione të pastra komunistësh. Si erdhi koha. Populli pret të ardhmen e ndritur, armiqtë e djeshëm sot janë emigrantë, dhe komunistët bëjnë sikur zihen por sundojnë nën pseudo-demokraci.

          Lini një Përgjigje