TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2026, 20:03

“Të shpëtojmë PD-në nga plaku Mere”, ish i persekutuari mesazh Berishës: Ke marrë peng partinë

Shkruar nga Pamfleti
“Të shpëtojmë PD-në nga plaku Mere”, ish i
Sali Berisha

Ervin Salianji, i cili nuk u lejua të garojë për postin e kryetarit të PD-së në atë që u konsiderua si referendumi i 23 majit, zhvilloi sot një takim në Tiranë me mbështetës të tij.

Një prej të pranishmëve ishte edhe Altin Dalipi, ish i persekutuar nga regjimi komunist që nuk nguroi ta krahasojë Sali Berishën me plakun Mere, personazhin te filmi “Njeriu me Top”.

Ai tha se Berisha ka marrë peng Partinë Demokratike, ndërsa shtoi se kjo forcë nuk mund të pretendojë të marrë pushtetin përsa kohë paraqitet para shqiptarëve me të njëjtat fytyra në 35 vjet.

Energji, frymëzim, ndryshim, rotacion. Këto na i jep vetëm rinia dhe rinia jeni ju, jo ata atje që janë pleq. Me plakun 82-vjeçar që pretendon të bëhet kryeministër si shoku i vet kur të bëhet 95-vjeç, kërkon PD të fitojë zgjedhjet? Kjo nuk është demokraci, është komunizëm që të veprosh si do plaku Mere. Kush vepron ndryshe shpallet armik. Unë jam familje e persekutuar nga diktatura komuniste. Por sot duhet të themi mjaft. Nuk mund të vazhdojmë me të njëjtat fytyra për 35 vite. Duhet ta largojmë sa më shpejtë këtë plakun Mere, se s’kemi ku shkojmë më”, tha ai.

  

berisha plaku mere pd

Lini një Përgjigje