Partia Demokratike zhvillon sot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, i cili do të miratojë ndryshimet në statut, por do të votojë edhe për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.
Punimet e Kuvendit Kombëtar do të përshëndeten edhe nga një prej aleatëve të PD-së, i konsideruar si mik personal i Sali Berishës, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Ky i fundit është një nga të pakët liderë të vendeve anëtare të BE-së që ka mbajtur relata mjaft të mira me Berishën, pavarësisht se është dizenjuar si “non grata” nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Partia e Kryeministrit Plenkoviç ëhstë pjesë e EPP-së, grupimit më të madh politik në Europë, ku bën pjesë edhe PD-ja.
Në Kuvendin Kombëtar të PD-së pritet të marrin pjesë edhe të ftuar të tjerë ndërkombëtarë, të cilët do t’u drejtohen delegatëve me mesazhe dhe video-përshëndetje.
Kuvendi i këtij viti ka në qendër konceptin e “Ripërtëritjes”, një mesazh që lidhet me procesin e reformimit dhe modernizimit të partisë.
Lini një Përgjigje