Pas IBAR-it të shitur si triumf, Gjermania i kujton Ramës se rruga drejt BE-së nuk kalon më me akrobaci mes Brukselit, Trumpit dhe Erdoganit...
Edi Rama, ditë më parë, ndërsa shpallte kalimin e “provimit” të IBAR-it në Bruksel, deklaroi se pas disa ditësh do të takonte kancelarin gjerman Friedrich Merz.
Rama nuk dha as datë, as vend se ku do të zhvillohej ky takim, dhe as nuk sqaroi për çfarë lloj vizite bëhej fjalë. Më pas u kuptua se takimi synohej të realizohej në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor.
Samiti zhvillohet më 5 qershor në Porto Montenegro, në Tivat të Malit të Zi, ku është konfirmuar edhe pjesëmarrja e kancelarit Friedrich Merz.
Duket qartë se Edi Rama ndjehet në ankth nga marrëdhënia më shumë se problematike me Gjermaninë. Në të vërtetë, kjo marrëdhënie është kthyer në një rrethim, në kuptimin e plotë të fjalës.
Menjëherë pasi kaloi IBAR-in në Bruksel, të cilin u përpoq ta shiste si triumf, Berlini, duke nxitur edhe Holandën, ia prishi festën. I bëri të qartë se mezi kishte kaluar një provim “me të shtyme”. Me fjalë të tjera, i kanë dhënë një pesë për ta inkurajuar, por pa asnjë garanci se do ta kalojnë në testin e radhës.
Dhe këtë ia bënë duke i përmendur me forcë të gjitha gabimet dhe problemet.
Ndërkaq, në një mënyrë që dukej qartë si truk diplomatik, kancelaria gjermane bëri të ditur në një televizion të Tiranës se nuk kishte dijeni për një takim të Edi Ramës me kancelarin Merz.
Me një gjuhë të ftohtë, kancelaria nënvizoi se axhenda e Merz-it publikohet dhe planifikohet sipas javës.
Në këtë mënyrë, ata e kanë futur Edi Ramën në një ankth edhe më të madh: as nuk ia kanë refuzuar takimin, gjë që mund ta destabilizonte, por as nuk ia kanë konfirmuar.
Një lojë “macja me miun”, që duket se do të vazhdojë, ashtu si i gjithë aksioni diplomatik i Gjermanisë ndaj Ramës: nga mbështetja për SPAK-un, deri te përkrahja e protestuesve kundër projektit të Jared Kushnerit në Zvërnec.
Kështu, faktet tregojnë se në Tivat, Edi Rama nuk mund të parashikojë asgjë pozitive për ndonjë afrim me Merz-in, as nuk mund të bëjë cirkun e zakonshëm në samite të tilla.
Ka shumë gjasa që të tentojë të luajë rolin e “djalit të urtë”. Madje thuhet se do të shkojë i veshur korrekt, me kostum dhe këpucë elegante, duke qëndruar në qoshe pa zhurmë, me shpresën që të mos nervozojë gjermanin.
Megjithatë, zëra pranë mazhorancës thonë se Edi Rama i druhet shumë një gracke të kancelarit gjerman në Samitin e Ballkanit Perëndimor, që mund të shkaktojë zhurmë të madhe politike.
Thuhet se kancelari pritet të mbajë një fjalim të fortë për zgjerimin, luftën kundër korrupsionit, vlerat europiane dhe marrëdhëniet e Ballkanit me Europën.
Pritet që Merz të japë një mesazh të qartë: nuk do të ketë më lojëra akrobatike nga vendet kandidate për anëtarësim në BE. Ose me Europën, ose me Trumpin dhe Erdoganin.
Kështu, Tivati është kthyer në një mankth të vërtetë për kryeministrin shqiptar, i cili ka dërguar njerëzit e tij në Bruksel dhe në Mal të Zi, pranë stafit përgatitës të samitit, për të marrë vesh diçka më shumë.
Madje ka tentuar të përfshijë si ndërmjetës edhe presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, për të shmangur goditjen gjermane nga Tivati.
Një goditje që mund të shënojë nisjen e fazës finale të përplasjes, pasi duket qartë se Berlini nuk ka ndërmend të tërhiqet./Pamfleti
Shpresa e vetme qe ka ngel ne kètè vend eshte qendrimi i forte i disa vendeve te pa korruptuara nga BABLOKU mjeshtri i kanabisit,kokaines,pastrimit maramendes te parave,vjedhjes se qytetareve europiane me call centerat te ndihmuara e ruajtura nga policia qe duam e "gjigandit"kokbosh.Gjigandi i kullave te pastrimit te parave e vjedhjes se pronave ne bregdet.Gjigandi i me shume se 50% i qeveritareve te drejtuar prej tij te akuzuar per korupsion galopant.Gjigandi qe ka bere her pas here pakt me filo Serbin Sali Berisha. Gjikandi qe do kete fatin e liliputit
Hm, na vijne gjermano - perendimoret te hapin ambasaden e u sistemuan aty afer ambasades se sotme sa te riparohehej ndertesa. Nje shok i feminise bojaxhi teper kualifikuar po u lyente hyrjet ku ishin vendosur perkohesisht. Nje dite me vjen e me thote, ajo gjermanka qe punoj aty shkon e vjen lakuriq nudo neper shtepi kur une jam duke punuar. Me duket se ia ka qefi shume me mua. Mos, i them e ia shpjegoj gjere e gjate, qe ajo te konsideron nje kafshe ose me mire nje hic. Natyrisht edhe une nuk i mesova nga nena e babai por nga qe kisha kenduar ne mjaft libra "kulturen" e Eurokurves. Mos harrojme se keta jane gjermanet pararoja e nudizmit nderkombetar. Per hekura e teknologjine u ngre kapelen por per ca te tjera nuk na puqet mideja. Hyrja ne Europe nuk eshte aq e lehte. Jep nje lek e hyn ne valle e jep 1000 e nuk del dot kane thene te vjetrit.
O merz mos tako kte mbetjen po shiko fute sa me shpejt popullin shqiptar ne eu te ikin shqipet e mira dhe te drejta te jetojne ne boten e lire perendimore dhe mos punojne skllever per pordhkriminelat