TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2026, 11:43

Kuvendi Kombëtar i demokratëve hapet me 'Skënderbeun', “rivali” i Diellës

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi Kombëtar i demokratëve hapet me 'Skënderbeun',
PD prezanton “rivalin” e Diellës, Skënderbeun

Partia Demokratike po mban Kuvendin Kombëtar të saj këtë të shtunë, ndërsa në hapje u prezantua një video e krijuar me inteligjencë artificiale, në të cilën flet një avatar i heroit kombëtar Skënderbeu.

Në mesazhin e tij avatari i Skënderbeut, duke e quajtur besëlidhje kuvendin e demokratëve, tha se Rama po i kushton shumë Shqipërisë.

“Jam një avatar i krijuar nga departamenti AI i Partisë Demokratike. Ndryshe nga Avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar 4 milionë euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro. Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë. Që nga pushtimi otoman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar. Në fund më lejoni që t'i uroj punë të mbarë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Le të jetë kjo beslidhje jo vetëm e ripërtëritjes, por edhe e antivjedhjes”.

Pas këtij mesazhi anëtarët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike u ngritën në këmbë për të nderuar himnin kombëtar. 

Kuvendi Kombëtar i demokratëve hapet me 'Skënderbeun',

pd prezanton “rivalin” e diellës

Lini një Përgjigje