TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2026, 11:13

Kuvendi Kombëtar i PD, Kaso: Pika më kulmore zgjedhja e anëtarëve të Këshillit

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi Kombëtar i PD, Kaso: Pika më kulmore zgjedhja e
Ivi Kaso

Kuvendi Kombëtar ka si mision kryesor miratimin e linjave kryesore të aksionit politik të Partisë Demokratike për 4 vitet e ardhshme.

Kështu u shpreh deputeti demokrat Ivi Kaso, i cili pritet të drejtojë punimet e Kuvendit Kombëtar, në të cilin do të miratohen ndryshimet në statut, por edhe anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, struktura nga e cila më pas do të zgjidhen anëtarët e Kryesisë, Nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe Sekretariati.

Kaso e cilësoi këtë si Kuvendin e ripërtëritjes, duke i qëndruar besnik sloganit, ndërsa theksoi se pika më kulmore do të jetë zgjedhja e Këshillit Kombëtar.

“Kuvendi ka mision kryesor miratimin e linjave kryesore të aksionit politik të PD-së për 4-vjeçarin e ardhshëm. Me zgjedhjen e Këshillit Kombëtar i hapet rruga zgjedhjes së strukturave qendrore të PD-së. Sot shënohet fillimi i një procesi, jo fundi”, tha Kaso.

 

kaso pd keshilli kombetar

Lini një Përgjigje