
Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi do të vendosë të martën për regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor, por Nikoll Lesi mendon se grupi Alibeaj po përdor makinacione për të evituar hyrjen në zgjedhjet lokale të 14 majit.
I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” Nikollë Lesi, tha se PD e Alibeaj, dukshëm nuk ka interes për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit sepse nuk ka vota dhe mbështetje popullore. Ai shtoi gjithashtu se nëse grupi i Alibeajt futet në zgjedhje rrezikojnë ta rendisin logon e PD-së si parti të dhjetë!
“Edhe nëse regjistrohet pas vendimit të KAS dhe Kolegjit Zgjedhor, Lesi vlerëson se grupimi Alibeaj nuk ka interes të marrë pjesë në zgjedhjet, sepse nuk kanë elektorat dhe se nuk kanë fare vota.
Dyshoj se PD e vulës, e Alibeaj, me këto lojëra, makinacione, që gjoja nuk shkojnë të marrë firmën e Lul Bashës.
Ata nuk duan të shkojnë në zgjedhje por gjejnë të gjitha makinacionet mundësi që të mos shkojnë se e dinë që do të dalin partia e 10, ose e 15, nuk kanë fare vota, nuk ndikojnë fare në elektorat.
Mund t'i regjistrojë KAS ose Kolegji Zgjedhor, ku ka ndikim mazhoranca, por dëshira e tyre është të mos futen në zgjedhje sepse e dinë rezultatin”, tha Lesi.
Lini një Përgjigje