TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2023, 22:20

Agron Duka “braktis” Berishën, konfirmon se do futet i vetëm në zgjedhjet e 14 majit

Shkruar nga Pamfleti

Agron Duka “braktis” Berishën, konfirmon se do futet i

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka deklaroi se do të garojë në zgjedhjet e 14 majit me logon e forcës politike që kryeson dhe jo në koalicion.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Duka u shpreh se duke dalë vetëm në zgjedhje, PAA do të masë veten dhe do të shikojë sa vota do të marrë.

Takimi me Berishën ishte për mënyrën sesi do sillemi me koalicionin. Më tha si ke ndërmend të hysh në zgjedhje. Ne kemi bërë gati listat e këshilltarëve, në 61 bashki, lista të plotë. Mund të merrnim këshilltarë më shumë duke hyrë në koalicion, por përsëri do ishte e fshehur vota jonë. Kështu ne do provojmë të marrim realisht, të shohim sesa mund të marrim”, tha Duka.

duka berisha zgjedhjet

Lini një Përgjigje