TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2023, 21:58

14 Maji/ Celibashi: Rama mund të bëjë premtime për rritjen e pagave, por nuk mund ta vërë në zbatim

Shkruar nga Pamfleti

14 Maji/ Celibashi: Rama mund të bëjë premtime për rritjen e

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka folur në lidhje me zgjedhjet e 14 Majit dhe shkeljet nga institiconet publike gjatë fushatës elektorale.

Ai u shpreh se Kodi Zgjedhor parashikon ndëshkime në prag të zgjedhjeve parlamentare por theksoi se KQZ ka nën moniotorim të gjitha institiconet publike.

Celibashi shtoi se kryeministri mund të bëjë një premtim elektoral për rritjen e pagave por nuk mund ta vërë në zbatim.

“Në frymën e saj KQZ është duke e monituar sjelljen e institucioneve publike. Nëse e ka premtim elektoral mund ta bëjë. Por nëse e vendos sot dhe i gjen paratë, këtë nuk e bën dot. Ka sanksione për këto”, deklaroi ai.

Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se pengesë për implementimin elektronik në zgjedhje, është mungesa e fondeve në buxhetin e shtetit për KQZ-në.

Ndërsa për votimin e emigrantëve, Celibashi tha se Gjykata Kushtetuese ka ngarkuar Kuvendin për plotësimin e hapësirave ligjore, për ta bërë të mundur këtë projekt.

“Ka një dispozitë tranzitore që thotë se nuk janë zgjedhjet lokale që do të bëjnë që partia të mos përfitojë fonde. Partitë politike kanë detyrimin që të raportojnë për paratë që merr dhe financat që merr. Ka raporte vjetore.

celibashi rama

Lini një Përgjigje