TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2023, 20:39

Skema e shpopullimit, Rama u mposht sot

Shkruar nga Pamfleti
Skema e shpopullimit, Rama u mposht sot
Spartak Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili pranoi publikisht se vendi ynë po shpopullohet.

Ngjela thotë se Rama sot u mposht dhe pranoi se një nga arsyet e shpopullimit të Shqipërisë kanë qenë rrogat qesharake të aplikuara në vend.

"Kryeministri i Shqipërisë sot, u mposht, ai pranoi rritjen e rrogave shtetërore dhe hoqi dorë nga skema e rij për shpopullimin e Shqipërisë.

Gjithçka po ecë drejt Shqipërisë si shtet i të gjithë shqiptarëve.

Kjo do të jetë historia e shpejtë e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Një nga arsyet e shpopullimit të Shqipërisë kanë qenë rrogat qesharake të aplikuara në Shqipëri.

Sigurisht që kjo ka qenë një skemë e pushtuesëve të territoreve shqiptare, por kryeministri shqiptar sot, me shpirt nëpër dhëmbë, e pranoi rritjen e pagave. Dhe skema e Beogradit, Athinës dhe Moskës për pagat e ulëta në Shqipëri, pësoi goditjen historike.

Tani duhet kujdes për lartësimin e rrogave deri në nivelet e Perëndimit, dhe kryeministri duhet mbajtur nën kontrollin e Uashingtonit, Londrës dhe Berlinit.

Në të vërtetë kjo, rritja e pagave duhej të ishte rruga e domosdoshme për rikrijimin e Shqipërisë me mirëqenie të barabartë me Evropën Perëndimore. Kjo e ndalon emigracionin masiv, sigurisht.

Të shohim se sa do të vendoset me ligj rroga minimale në Shqipëri, e cila, sipas të gjitha studimeve, duhet të jetë 1000 dollarë.

Po e presim...", shkruan Ngjela.

Kryeministri Edi Rama sot një një dalje publike ka pranuar  shpopullimin e Shqipërisë. Në prezantimin e vizionit për Tiranës, kreu i qeverisë tha largimi i ‘trurit’ nga vendi ndalohet duke ndërmarrë masa, duke rritur pagat dhe duke nxitur të rinjtë që të studiojnë degë si agronomia. 

Ai tha se do të vendoset një piramidë për pagat, duke caktuar jo vetëm ato minimale, por edhe ato mesatare.

Sipas Kryeministrit, vlerësimi i atyre që kanë aftësi, ofrimi i pagave përtej të zakonshmëve për ‘trurin’ e vendit, bën që Shqipëria të mos boshatiset, duke pranuar për herë të parë kritikat e opozitës. 

Rama u bëri thirrje dhe sipërmarrësve që t’i japin fund procedurës së dhënies së pagave në bankë e në dorë, me pjesë të ndryshme, pasi në atë mënyrë, rrezikon të nxisim më tej humbjen e burimeve njerëzore, term që e përdori për të përshkruar ikjen e qytetarëve nga vendi.

 

shpopullimi rama spartak ngjela

Lini një Përgjigje