TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2023, 22:27

Myslim Murrizi: PD në sinkron për të mos hyrë në zgjedhje, kanë vetëm plan B!

Shkruar nga Pamfleti

Myslim Murrizi: PD në sinkron për të mos hyrë në

Situata e PD dhe regjistrimi në zgjedhjet vendore të 14 majit është çështja kryesore politike e javëve të fundit.

Lidhur me këtë ish deputeti i PD, Myslim Murrizi hodhi dyshime dy grupet në PD janë të sinkronizuar dhe po e zvarrisin vetë procesin për të mos hyrë në zgjedhje se nuk kanë një plan A për të menaxhuar situatën.

Po ashtu u shpreh se Lulzim Basha duhet të zgjohet e të thojë publikisht dështimet e tyre.

“Basha ia ka borxh edhe këtyre të katërt deputetëve, Gazit, Enkelejdit, Joridës e Gjekmarkajt. Ia ka borxh atyre. Unë dyshoj se janë të sinkronizuar e s’duan të marrin pjesë në zgjedhje. Vetëm plan B kanë këta, por A nuk kanë. Po ky më shkarkoi mua. Përveç Fred Rrushajt, 24 kanë shkarkuar Murrizin për këtë që thua ti. Celibashi është i zgjedhur i Bashës përmes Oerd Bylykbashin. Dil e thuaj kam gabuar në 2019, shita në 2019, lashë Enkelejdin… Lul Basha duhet t’i kishte kabllogramet këtu e në Athinë vajtje-ardhje në këmbë”, tha Murrizi në Report TV.

Ndërsa anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu tha se njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD.

Logu hodhi akuza ndaj Ilirjan Celibashit se po pengon regjistrimin e PD në zgjedhje dhe po bën lojën e Edi Ramës.

myslim murrizi pd

Lini një Përgjigje