
Me tone të ashpra ka nisur seanca e Kuvendit, teksa Bledi Çuçi kërkon përjashtimin e Gazment Bardhit pasi ky i fundit u përplas në debat me Erion Braçen.
Sipas Çuçit, Bardhi nuk mund të flasë me një gjuhë denigruese, duke iu referuar deklaratave të tij drejtuar Braçes, kur i tha ndër të tjera të mbyllte gojën.
“Duke ngritur gishtin dhe akuzuar me një fjalor që vetëm etik nuk është për një kryetar parlamnentar. kjo hipokrizia në këtë parlament sigurisht që ka marrë përmasa që lidhen me një fakt historik, të një politike të vjetër, që i ka dalë boja tashmë. Koha kur Damir Fazlic ulej në këshillin e sigurimit, një këshilltar i marrë direkt nga llumi i mafias sllave, ka kaluar. Personi për të cilin kryetari i grupit kërkoi interpleancë është një ish zyrtar i lartë i shërbimeve inteligjente, me gradën gjeneral i BE, që ka udhëhequr në mënyrë profesionale procese që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar në Rumani. Kryeministri shqiptar e ka marrë në një moment kur nuk kishte më poziicion, nëse akuzohet në vendin e tij për vepra të ndryshme është cështje e rumanisë. në momentin që kryeministri e ka ditur këtë gjë, e ka larguar si këshilltar. që nga momenti që një proces ka filluar në vendin e tij….nuk duhen lejuar më këto lloj komunikimesh të paktën me ju si kryetare e kuvendit. Nëse ka fyerje ndaj kryetaresd së kuvendit t’i përjashtoni menjëherë”, tha Çuçi.
Lini një Përgjigje