TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2024, 10:56

Tensione në Kuvend, Nikolla i ndërpret fjalën Flamur Nokës; Garda rrethon foltoren

Shkruar nga Pamfleti
Tensione në Kuvend, Nikolla i ndërpret fjalën Flamur Nokës;
Tensione në Kuvend

‘Ndizen’ gjakrat në Kuvend. Gazment Bardhi dhe Flamur Noka i janë afruar foltores. Menjëherë më pas janë bllokuar nga Garda.

“Më jepet e drejtë të mbyll fjalën kur nuk është procedurë. Bardhit i tërheq vërejtje për fyerje. Z.Noka keni dalë jashtë procedurës, nuk mund të flisni çfarë të doni ju”-u shpreh Nikolla.

Dashnor Sula: Kërkoj nga ju të respektoni rregulloren për fyerjen që i bëri një koleg me fjalë të poshtra, Bardhit. Është e drejtë e çdo deputeti të bëjë politikë, por jo të fyej.

Nikolla: Nuk ke të drejtë të flasë për shkresën. 

Sula: Më jep mundësinë që të shprehem…. Në bashki është ka grup kriminal/

Për shkak se u bllokua foltorja, Nikolla dha 5 minuta pushim.

Nikolla: As kjo nuk është procedurë, po ua ndërpres fjalën. 5 minuta pushim.

Ditën e sotme deputetët e PD-së kanë dalë në foltore duke kundërshtuar vendimin për të rrëzuar kërkesën për interpelancë të kërkuar nga kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi lidhur me emërimin e këshilltarit të jashtëm Florian Coldea, i cili sipas medias rumune akuzohet se është ish-agjent sekret rumun, Florian Coldea, dhe i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Kryetarja e Kuvendit në kthim përgjigjen e Bardhit shkruante se kërkesa për interpelancë ishte bërë për provokim, ndërsa Bardhi tha se Rama ka frikë të japë llogari.        

tensione në kuvend

Lini një Përgjigje