TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2024, 10:44

"Kurvë... mbyll gojën!"/ Plas keq mes Bardhit dhe Braçes në Parlament: Gore! Jeni dele, pse nuk e ngrini kokën?

Shkruar nga Pamfleti
"Kurvë... mbyll gojën!"/ Plas keq mes Bardhit dhe
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi dhe deputeti i PS, Erion Braçe

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur furishëm mes opozitës dhe mazhorancës pas arrestimit të ish ministrit të Ramës, Ilir Beqaj.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka shpërthyer në akuza të forta dhe ofendime ndaj deputetëve socialistë, veçanërisht ai pati një përplasje verbale me deputetin e PS, Erion Braçe.

Teka Bardhi fliste nga foltorja, Braçe reagonte nga vendi i tij.

Debati në Kuvend:

Bardhi: Gore ça ke!... Ça ke …

Braçe: Kurvë! Mua… Ça ke mbyll gojën se..

Gazment Bardhi: E mos guxo mbaj vendin tënd. Mos fol zëdhënës i krimit të organizuar e korrupsionit.

Braçe…. (Nuk dëgjohet)

Bardhi: Vrave njerëz në derën e SPAK! Ti e vrave . ti e qeveria jote që nuk ndërhyni për kreditë e këqija e i keni lënë rrugë. Ju ka sjellë si dele dhe kujtoni se jemi të gjithë dele

Lindita Nikolla: Shpifjen dhe agjendën tuaj politike të brendshme nuk mund ta ktheni në agjendën politike të vendit

Tensionet në Kuvend erdhën pasi kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi se këshilltari i Edi Ramës ishte një agjent i Sigurimit të Rumanisë, gjeneral Florian Coldea.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi u përgjigj më tej: "Hipokrizia në këtë parlament, ka marrë përmasa që lidhen me një fakt historik, që i ka dalë boja. Koha kur Damir Fazlliç ulej në Këshillin e Sigurimit dhe një këshilltar i marr nga mafia, ka kaluar. Personi për të cilin kryetari i grupit kërkoi interpelancë është një ish-zyrtar i lartë i shërbimeve inteligjente, me gradën gjeneral që ka udhëhequr procese që lidhen me luftën kundër korrupsionit. Kryeministri shqiptar e ka marrë në këtë pozicion kur nuk ishte më në atë detyrë. Në momentin që kryeministri e ka marrë vesh këtë gjë, e ka larguar".

bardhi erion braçe

Lini një Përgjigje