TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2024, 09:38

Me pranga në duar, dalin pamjet e arrestimit të ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Me pranga në duar, dalin pamjet e arrestimit të ish ministrit të
Arrestimi i Ilir Beqajt

Kanë dalë pamjet e para të arrestimit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Beqaj është arrestuar me akuzën e korrupsionit për fondet donatorëve.

Ilir Beqaj ka abuzuar me fondet e BE-së gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAK.

Përmes njerëzve të besuar ku njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, drejtues i projektit Eusair, pranë Agjencisë, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbime të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.

Urdhër arresti edhe për Ermal Kurtulajn, ish-vartës i Beqajt tek SASPAC, të cilit i është kontrolluar banesa me herët për llogari të hetimit. Ish-ministri Beqaj përdori automjetin në emër të Kurtulajt, por që dyshohet të jetë pasuri e fshehur e Beqajt, për disa herë tek vinte në SPAK për masën "detyrim për paraqitje" për çështjen e Sterilizimit.

Arrestimi është kryer nga policia e Tiranës.

Ish-ministri po hetohet nën masën e sigurisë "detyrim me paraqitje" për "shpërdorim detyre" lidhur me kontratën koncesionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.

Dosjet e Beqajt në SPAK

Dy dosje janë në hetim nga SPAK për Ilir Beqajn.

Dosja e abuzimit me fondeve të SASPAC, si dhe dosja e koncesionarit të sterilizimit. Për këtë të dytën  po hetohet nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje" për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me  kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin. 

Më 18 mars 2024, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve për koncesionin e sterilizimit, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë, mes tyre zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, në paraburgim. SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.

ilir beqaj pamjet e arrestimit

Lini një Përgjigje