TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2024, 20:20

Greqia “fut hundët” sërish te çështjet e brendshme shqiptare, kërcënon Tiranën për Belerin dhe censin e popullsisë!

Shkruar nga Pamfleti

Greqia “fut hundët” sërish te çështjet e

Duke qenë se numri i grekëve në Shqipëri doli më pak sesa priste Athina, duket se kanë nisur sulmet...

Greqia ka rinisur avazin e vjetër, duke tentuar të dërgojë mesazhe në Tiranë se integrimi ynë në BE është në dorë të tyre.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georges Gerapetritis gjatë fjalës në tryezën për zhvillimet ekonomike dhe gjeopolitike në Athinë, ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të rishikojë vizionin e tij për zgjerimin e Bashkimit Europian. Ai doli te Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke nxjerrë si pretekst korrupsionin. Sipas tij, mbetet shqetësim sundimi i ligjit.

Shpresat e vendeve të Ballkanit për anëtarësim në BE varen nga tre kushte: legjislacioni i BE-së, ligji dhe traktatet ndërkombëtare, si dhe demokracia dhe shteti i së drejtës. Nuk mund të ketë tolerim për këto çështje. Greqia mbështet shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të hyrë në BE, megjithëse Shqipëria po përballet me kritika për korrupsion”, tha ministri grek.

Por lepuri fle diku tjetër, te Fredi Beleri, gjë që e pranoi më pas ministri grek. Ai kërkoi nga autoritetet shqiptare që ta lënë të betohet si eurodeputet.

"Ka shqetësime serioze lidhur me parimet e zbatimit të sundimit të ligjit. Është thelbësore për ne, evropianët, të ruajmë diversitetin dhe të mbrojmë të gjitha minoritetet. Rruga është atje, por ne kemi nevojë për prova të qarta të respektit të plotë. Të respektohet Ligji Evropian, i cili i imponon mundësinë anëtarit të zgjedhur të Parlamentit Evropian, të marrë detyrat e tij dhe të marrë pjesë plotësisht”, tha ai.

Po sot ai foli edhe për censin e popullsisë, duke treguar se tani Greqi e ka bërë rrugë ndërhyrjen në punët e brendshme. Duke qenë se numri i grekëve në Shqipëri doli më pak sesa priste Athina, duket se kanë nisur sulmet. Duke folur pas takimit me homologun austriak, ministri grek tha se regjistrimi ka probleme dhe sërish kërcënoi me bllokim të integrimit.

"Në këtë kuadër dëshiroj të shpreh rezervat e Ministrisë së Jashtme në lidhje me integritetin e regjistrimit të popullsisë, që është kryer në Shqipëri. Rezultatet e para nxjerrin në pah çështje serioze me procesin e regjistrimit, të cilat vënë në dyshim vetë rezultatet. Anëtarët e pakicës kombëtare greke tashmë i kanë dëshmuar defektet. Ka probleme me mënyrën se si është kryer ky regjistrim. Është qartësisht një parakusht që kursi europian i çdo vendi të respektojë saktësinë e të dhënave. Dhe ne kërkojmë nga të gjitha vendet që të ketë respektim të rreptë të këtyre rregullave", tha ai.

Lini një Përgjigje