TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2024, 17:22

Noka kërcënon Bashën: Zoti deputet, boll harxhove paratë e PD dhe përdore simbolet e partisë

Shkruar nga Pamfleti

Noka kërcënon Bashën: Zoti deputet, boll harxhove paratë e

Sali Berisha i ka dhënë urdhër Lulzim Bashës që të ndalojë përdorimin e simboleve të PD dhe harxhimin e parave të partisë.

Përmes një letre të shkruar nga Flamur Noka, Bashës i kërkohet menjëherë që po ashtu të mos përdorë faqet zyrtare të PSD në rrjetet sociale. Në letër, Noka kërcënon Bashën se nëse nuk ndalet, do të mbajë përgjegjësi ligjore.

"Gjithashtu kërkojmë nga ana juaj që të mos përdorni simbolet identifikuese të PDSH të cilat me vendimmarrjet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 të PDSH janë shfuqizuar si dhe në komunikimin publik të mos t’i drejtoheni publikut si Partia Demokratike e Shqipërisë për sa kohë nuk keni asnjë tager përfaqësimi. Ju bëjmë me dije që përdorimi i çdo aseti të PDSH është në monitorim të vazhdueshëm nga ana jonë dhe për çdo veprim mbi to, i cili bie ndesh mbi interesat e PDSH, nga ana jonë do të bëhet kallëzim", thuhet ne leter.

Noka kërcënon Bashën: Zoti deputet, boll harxhove paratë e

Lini një Përgjigje