
Flitet, se “non grata” nga SHBA dhe Anglia për pastrim parash e lidhje me trafik droge, është shpallur edhe Aleksandër Frangaj, pronar i “TV-Klan” si dhe biznesmenë të lidhur në interesa me pushtetarë të korruptuar...
Pas Adriatik Llallës e Tomë Doshit, DASH shpalli familjarisht “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe pas tij deputetin Aqif Rakipi e për rrjedhojë të birin deputet i PS-së, Ornaldo Rakipi, duke paralajmëruar se në listë janë dhe politikanë, drejtues mediash, kryetarë bashkie e biznesmenë të tjerë.
Të njëjtin paralajmërim bëri dhe Qeveria Britanike, pas shpalljes “non- grata” të Sali Berishës; madje deklaroi se me këtë masë janë sanksionuar shumë individë, të cilët janë njoftuar personalisht në konfidencialitet, por dhe nëpërmjet Kryeministrisë e Kuvendit, ata që janë ministra e deputetë në detyrë .
Pas këtyre deklaratave, bunkerët politikë dhe tellallët e tyre, përmendën emra deputetesh, ministrash, krye bashkiakësh, oligarkësh e drejtues mediash, duke thënë se janë shpallur non -grata.
Faktikisht, Departamenti Amerikan i Shtetit, Thesari Amerikan i Shtetit dhe Qeveria e Britanisë së Madhe, kanë futur shumë të tillë në listat “non- grata”, për korrupsion, pastrim parash, lidhje me individë e grupe kriminale dhe përfitime nga trafiqet.
Ka informacion, se në listën “non- grata” të SHBA, janë 28 ish-ministra, 52 ish-deputetë e deputetë aktual të PD-së, PS-së e Partisë së Lirisë, 38 biznesmenë të mëdhenj dhe 10 pronarë e drejtues mediash, shumica prej të cilëve janë dhe në listat “non- grata” të Britanisë së Madhe.
Flitet, se “non- grata” nga SHBA dhe Anglia për pastrim parash e lidhje me trafik droge, është shpallur edhe Aleksandër Frangaj, pronar i “TV-Klan” si dhe biznesmenë të lidhur në interesa me pushtetarë të korruptuar.
Flitet se janë shpallur dhe Genc Pollo, Genc Ruli, Ridvan Bode, Flamur Noka, Jozefina Topalli, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gramoz Ruçi, Ilir Beqja, Mimi Kodheli, Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka, Agron Çela, Petrit Vasili, Ilir Ndrazhi, Rrahman Rraja, Sajmir Hasalla, Laert Duraj, Ornaldo Rapiki etj.
Nëse këta nuk janë në listat “non- grata”, por dhe të tjerë që përfliten, si oligarkët Florenc Gjikuria, Gazmend Demi, Rrok Gjoka, Gentian Sula, Pëllumb Salillari dhe trafikantët biznesmenë Gjergj Luca, Lul Morina, Roland Ziu etj., le të provojnë të kundërtën.
Këtë mund ta bëjnë vetëm me një veprim publik, duke kërkuar viza hyrje në territoret e SHBA dhe të Britanisë së Madhe, siç kanë aplikuar e u janë refuzuar disa politikanëve, drejtuesve të mediave e biznesmenëve, ose janë njoftuar konfidencialisht për ndalim hyrje në këto shtete.
Kujtojmë, se deputetë e ministra milionerë, oligarkë e pronarë mediash që e dinin se ishin të sanksionuar, por dhe ata që kishin informacion se do sanksionoheshin “non- grata”, lobuan nëpërmjet Edi Ramës, Agron Nezës e Dorjan Duçkës, me çanta me para te Charles McGonigal, për heqje sanksionesh dhe për t’i shmangur nga listat e zeza të SHBA, siç vepruan Tomë Doshi, Ilir Beqja etj., etj.
Ka informacion, se emrat në listat “non- grata” të SHBA dhe Anglisë, mes tyre dhe ministra e deputetë aktualë, do publikohen para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, si goditje e partnerëve për pastrimin e politikës e biznesit nga llumi dhe dorëzimin e dosjeve të tyre në SPAK./Pamfleti
Lini një Përgjigje