Me duartrokitje dhe karafila të bardhë mbi arkëmort të hedhura nga të pranishmit, është përcjellë për në banesën e fundit kolosi i letërsisë shqipe, Ismail Kadare.
Personalitete të larta të vendit, dhe jo vetëm personalitete nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë udhëtuar në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Ismail Kadaresë.
Mes tyre presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, kryetari i bashkisë së Tetovës.
Siç duket dhe në fotot e mëposhtme Rama dhe Kurti nuk janë takuar, aq sa mbanin distancë nga njëri-tjetri.
Ismail Kadare një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohor, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërroi jetë në moshën 88 vjeç, mëngjesin e 1 korrikut 2024.
Kadare pësoi "arrest kardio-respirator", në shtëpinë e tij dhe vdiq në spitalin e QSUT në Tiranë.






Lini një Përgjigje